Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se rol të padiskutueshëm në mbrojtjen e qeverisë së Tiranës luan herë herë edhe korrupsioni erotik diplomatëve.
-Së fundmi, një rol të padiskutueshëm luan herë-herë edhe korrupsioni politik ndërkombëtar për të siguruar mbështetje për regjimin monist të Tiranës. Do jetë problem nëse Gjykata e Apelit nuk shprehet deri në 14 maj?
Berisha: Edi Rama është armik i egër i pluralizimit, është kopje identike e Spiro Kolekës. Edi Ramës i kujtoj se ka pasur edhe 20 shkurt, mos e provoko popullin demokrat.
-Sa shanse ka të fitohen zgjedhjet nëse nuk dilni me kandidatë të përbashkët?
Berisha: Fitorja është e sigurt. E ndoqët debatin mbrëmë, krahasoni atë tjetrin me këta të tre që u paraqitën. Është si të krahasosh natën me ditën.
-Folët për korrupsion monetar erotik të disa diplomatëve në Tiranë. A mund të na thoni cilët janë këta zyrtarë ndërkombëtarë?
Berisha: Pse u ndale te korrupsioni erotik dhe nuk u ndale te ai politik dhe monetar? Unë thashë tre forma. Është realitet. Unë e them me keqardhje, por e them se do mbroj interesin e vendit tim se kombi im po shpërbëhet. Asgjë s’më pengon mua të jem avokat i vendit tim.
Discussion about this post