08:23 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria nis ‘reprezaljen’ ndaj mediave online, kush janë 2 administratorët e “JOQ” që procedohen penalisht (EMRAT)

21:04 | 28/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria nis ‘reprezaljen’ ndaj mediave online, kush janë 2 administratorët e “JOQ” që procedohen penalisht (EMRAT)

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare  në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi në një deklaratë për mediat ka njoftuar nisjen e reprezaljes ndaj faqeve online pasi në bazë të deklaratës së tij bën me dije se janë proceduar penalisht 2 administrator të faqes së internetit “Jeta Osh Qef”.

Sipas Minxhozit janë proceduar penalisht shtetasit Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç banues në Tiranë, administratorë të kësaj faqeje internet me argumentin se nën administrim të tyre, kanë lejuar publikimin e njoftimeve të rreme, të cilat mbjellin panik tek qytetarët.

Minxhozi bëri me dije se hetimet janë përqëndruar në publikimin e një lajmi lidhur me numrin e viktimave nga tërmeti në morgun e Tiranës. Sipas lajmit të publikuar në portalin  apo “JOQ Albania” numri i viktimave që supozohej se mbahej i fshehtë arrinte në 100 persona.

Deklarata e plotë:

Policia e Shtetit, në vijim të monitorimit të vazhdueshëm për zbulimin dhe goditjen e çdo rasti të abuzimeve me këtë situatë të fatkeqësisë natyrore, duke synuar jo vetëm sigurinë fizike të qytetarëve, por edhe garantimin e qetësisë dhe ndjenjës së sigurisë, po merr masa për parandalimin dhe ndëshkimin ligjor të gjithë personave, të cilët nëpërmjet njoftimeve të rreme në rrjetet sociale, përhapin panik me lajme destabilizuese.

Kështu, në Tiranë, janë proceduar penalisht shtetasit Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç banues në Tiranë, administratorë të  faqes së internetit Jeta Osht Qejf.

Këta shtetas, nëpërmjet faqes nën administrim të tyre, kanë lejuar publikimin e njoftimeve të rreme, të cilat mbjellin panik tek qytetarët.

Konkretisht, kjo faqe në datën 28.11.2019  ka shpërndarë një lajmërim, në të cilin aludohet për një numër të madh viktimash të gjendur në morgun e Tiranës.

Menjëherë pas publikimit të njoftimit, nga strukturat e specializuara të hetimit të krimit kibernetik, krimit ekonomik e financiar dhe strukturat e hetimit Antiterror janë kryer veprimet procedurale për të dokumentuar publikimin e këtij njoftimi dhe njoftimeve të tjera të kësaj natyre.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky njoftim ishte tërësisht i rremë dhe dashakeq duke synuar përhapjen e panikut  e frikës  tek qytetarët

Policia e Shtetit po monitoron çdo minutë dhe do të procedojë penalisht çdo person që do të publikojë lajme të rreme, të cilat përhapin panik tek qytetarët.

Në të njëjtën kohë, njoftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, Komisariatin Dixhital dhe në faqet zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale, për çdo njoftim të rremë që publikohet në rrjetet sociale i cili synon destabilizimin e qytetarëve.

Policia e Shtetit fton median dhe qytetarët që për çdo situatë e cila mund të ngrejë dyshime ti drejtohen Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore për të marrë informacion zyrtar.

Faleminderit!

Ky është REAGIMI i faqes “JOQ Albania” me të cilin i përgjigjet Policisë:

Në fakt ‘aksione’ të tilla i kishte paralajmëruar paraditen e sotme i pari i qeverisë, Edi Rama ku thoshte se  mediat se do të mbyllen forcërisht në kuadër të ‘Gjendjes së Jashtëzakonshme’ me arsyetimin se po përhapin panik në popullatë me raportimet e ndryshme.

“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtëzakonshme, do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!”, shkruan Rama në Twitter (lexo të plotë).

Por ndërkohë që paralajmëron një masë kaq të rreptë edhe ndaj atyre që prej dy ditësh po pasqyrojnë dramën e vërtetë të familjeve shqiptare diku për të trajtuar hallet e tyre, e diku për adresuar problemin ku mund të gjejnë zgjidhje, është ai vetë që e shkel këtë ‘normë’ por edhe ministrat e tij.

Po të vëzhgosh rrjetet sociale dhe vendet ku në rastin konkret Rama dhe Sandër Lleshaj kanë bërë vizita tek familjet e prekura me kamerat pas, konstaton se fëmijët jo vetëm nuk janë shmangur nga filmimet, por edhe janë marrë në krahë, përkëdhelur, intervistuar etj.

FOTOT/ “Do t’ju mbyll forcërisht”, kërcënon mediat për pamjet e të miturve, por ja si Edi Rama e thyen ‘ligjin’ i pari

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Erland DalliuGentian ÇengeliJOQprocedohen penalisht gazetaret
Pas

Humanizmi kapërcen kufijtë, biznesmeni malazez dhuron 2 milionë euro për të prekurit nga tërmeti

Para

VIDEO/ Në Thumanë nisin reshjet e shiut, vështirësohet gjendja në çadra, disa banorë nisen drejt Lezhës

Para
VIDEO/ Në Thumanë nisin reshjet e shiut, vështirësohet gjendja në çadra, disa banorë nisen drejt Lezhës

VIDEO/ Në Thumanë nisin reshjet e shiut, vështirësohet gjendja në çadra, disa banorë nisen drejt Lezhës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shirat e mesnatës ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Drenovë, situata tashmë nën kontroll

Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Mavijosjet në dorë dhe ënjtja në këmbë, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Trump

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.