13:25 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Qeveria nuk ka për të ditur ti menaxhojë donacionet”, ish-kryebashkiaku Tushaj: Tërmeti tregoi paaftësinë e saj

17:02 | 05/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Qeveria nuk ka për të ditur ti menaxhojë donacionet”, ish-kryebashkiaku Tushaj: Tërmeti tregoi paaftësinë e saj

Ish-kryebashkiaku i Lezhës njëherësh ish-deputet ka folur mbi pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, menaxhimit të situatës që i është bërë nga ana e qeverisë, problematikat që hasen në qarkun e Lezhës pas kësaj fatkeqësie natyrore, faturën e shpenzimeve dhe bilancet që janë nxjerrë.

Tushaj tha se tërmeti tregoi një paaftësi të qeverisë shqiptare në përballimin dhe tejkalimin e situatës. Ai tha se nuk është detyra e kryeministrit që në raste të tilla të dalë dhe bëjë propagandë rrugëve, por të kryejë funksionet që ka të ngarkuara me ligj në organizimin e punës ndërsa sipas tij, Emergjencat Civile janë ato që duhej ta kishin menaxhuar situatën.

“Dihej që fatura do të ishte e kripur, por nga ana tjetër është një dëm akoma më i madh, që janë humbjet e jetëve njerëzore. Tërmeti tregoi fytyrën e vërtetë të Shqipërisë, tregoi fytyrën sociale dhe humanitare, ekonomike e me radhë. Nuk di se sa do të jetë e aftë qeveria, institucionet dhe shoqëria që të sensibilizojë opinionin ndërkombëtarë që të mbështesë procesin e rindërtimit. Qeveria e ka filluar me propagandë, ka qeverisur në një mënyrë të paaftë. Përveç korrupsionit, përveç asaj që ka bërë kundër qytetarëve, tërmeti zbuloi paaftësinë e saj, fytyrën propagandistike. Përtej shpresës së shqiptarëve se donatorët do të japin, jam i bindur se qeveria shqiptare nuk do të dijë të administrojë siç u konstatua tek menaxhimi i situatës. Nuk ka as minimumin e aftësisë për të organizuar shoqërinë shqiptare për tejkalimin e situatës.

Mediat kanë bërë punën  e saj në minimizimin e këtyre pasojave sepse propaganda qeveritare ka qenë shumë e madhe. E di tashmë mirë nga eksperienca që kam se cili është roli i kryeministrit në raste të tilla. Në raste të tilla është drejtuesi i përgjithshëm i emergjencave Civili, ç’punë ka ai të dali ai të propagandojë. Duke ia larguar problemeve reale. E dimë të gjithë se tërmeti ishte shumë i rëndë, nuk e kishte fajin as qeveria e diktaturës në vitin 1979 e cila e përballoi situatën”, tha Tushaj në studion e lajmeve të Fax News.

Si është situata në Lezhë?

Tushaj: Është e vështirë. Janë një numër i madh banesash të dëmtuara, pallatesh të dëmtuara që janë plotësisht të pabanueshme, është tensioni mes banorëve dhe drejtuesve vendor, nuk dinë ku të kërkojnë përgjigje nëse duhet të futen në banesa. Ata që presin bonuset e qerave akoma nuk i kanë marrë. Është një konfuzion i jashtëzakonshëm, këtë duhej të premtonte qeveria. Ata deklaruar se me 3 Janar duhet të lënë hotelet dhe u lajmërua në fund të Dhjetorit. Ku do ti gjenin ata banesat, shumica e apartamenteve nuk ishin gati sepse ndërtuesit nuk e përfundojnë njëherësh një hyrje të caktuar pasi supozohet që blerësi i zgjedh vetë disa kushte.

A është i mjaftueshëm bonusi i qerasë, sa është shifra minimale dhe maksimale?

Tushaj: Varet nga numri i familjarëve, besoj është bërë një studim tregu por nuk është ai. Kam bindjen se nuk ka abuzim nga qeradhënësit. Ka vështirësi në gjetjen e apartamenteve. Ka shumë persona që kanë vënë në dispozicion hyrjet e tyre pa qera, shoqatat humanitare që kanë zbutur këtë plagë të madhe.

Sa është numri i familjeve të pastreha në Lezhë?

Tushaj: 2463 banesa janë dëmtuar në Lezhë, në Kurbin janë rreth 3200 banesa, 13 pallate janë të pabanueshme në Lezhë, mbi 80 janë në Kurbin. Akoma verifikimi nuk ka shkuar deri në fund. Kam bindjen që do të jetë më petër, shumica e identifikuesve duke qenë edhe pa license nuk kanë firmosur mbi dëmet. Me këtë ç’organizmi të oranizuar është e vështirë për ti vajtur deri në fund.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: viktor tushaj
Pas

Tha se do të vinte të sqaronte sekuestrimin nga OFL, ndalohet në doganë i dyshuari në pengmarrjen e Jan Prengës

Para

Drama e familjes Çeqi/ Në çadër verore në mes të dëborës, e moshuara me nipin që kollitet në prehër: Ishalla mbijetojnë deri në verë (VIDEO)

Para
Drama e familjes Çeqi/ Në çadër verore në mes të dëborës, e moshuara me nipin që kollitet në prehër: Ishalla mbijetojnë deri në verë (VIDEO)

Drama e familjes Çeqi/ Në çadër verore në mes të dëborës, e moshuara me nipin që kollitet në prehër: Ishalla mbijetojnë deri në verë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Ukraina do jetë Vietnami i Trumpit”, strategjia e re e Putinit: Lufta vazhdon duke sfiduar SHBA-në

Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse nga laptopi: Patronazhistët i kanë shtrirë tentakulat edhe në diasporë

Spiropali në Gjenevë: Multilateralizmi dhe bashkëpunimi parlamentar, kyç për paqen dhe drejtësinë globale

Berisha shpërthen ndaj Kodit Penal: “Atentat ndaj fjalës së lirë , po mbrohen Dumanët e regjimit!”

Fier/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj, arrestohet 38-vjeçarja

Kaluan ilegalisht kufirin me kamionë të ngarkuar me dru, proceodohen pesë persona në Korçë

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”

Jorgo Goro do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg! Merret vendimi edhe për Vasillaq Strakoshën

Lewandowski qëndron i palëkundur te Barcelona, por klubi sheh mundësinë e një shitjeje fitimprurëse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.