15:07 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Qeveria nuk pranon të ulet në tryezë”, kreu i Operatorëve Turistik: Na thonë luftë, luftë, 90% e punonjësve janë larguar

12:46 | 11/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Qeveria nuk pranon të ulet në tryezë”, kreu i Operatorëve Turistik: Na thonë luftë, luftë, 90% e punonjësve janë larguar

Vasil Bedini

Vasil Bedini, kreu i Operatorëve Turistik të Jugut ka dhënë një intervistë për gazetaren e Fax News, Afrovita Hysaj,  ku tha se si gjithë sektorët e tjerë, edhe turizmi ka marrë një goditje shumë të rëndë nga masat ndaj pandemisë së koronavirusit.

Bedini tha se turizmi nuk duhet të vijojë gjatë në këtë gjendje teksa argumenton se ndryshe sa aludohet nuk ka buxhet pasi është një sektor që ka investuar vazhdimisht përgjatë 30 viteve.

Ai e vuri theksin tek punonjësit për të cilët shprehet se biznesi në bashkëpunim me shtetin nuk duhet ti lejojnë të largohen pasi janë aseti më i madh në këtë sektor.

“Jemi në zero totalisht, sepse jemi të bllokuar të gjithë. Është një dëm i pallogaritshëm, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për dëme financiare por edhe fuqinë punëtore por edhe ajo çfarë kemi ngritur ndër vite. Sidomos punonjësit që kemi vite që investojmë ne dhe shteti për t’i pasur sa më mirë. Të gjithë e dinë se jemi në fillesat tona dhe të mos mendojë shteti se sektori i turizmit ka buxhet. Po përpiqemi të ngrihemi për të hedhur çdo gjë në këtë sector. Duhet bashkëpunim mes qeverisë dhe operatorëve turistikë.

Të gjitha furnizimet që ne marrim janë të bllokuara, kemi nevojë për optimizëm dhe fjalë pozitive jo vetëm luftë, luftë, uluni dhe mos bëni asgjë. Jo ne nuk kemi nevojë të qëndrojmë ulur. Duhet gjetur një zgjidhje, ajo bërthamë duhet të qëndrojë dhe gjendet mundësia për t’i mbajtur. Përveç kërksave tona të vazhdueshme nuk kemi pasur ndonjë pranim për tryezë të përbashkët. Vërtetë ka luftë por janë disa njerëz që nuk duhen lënë të bien përtokë”, tha Bedini

Ai ka deklaruar se pjesa më e madhe e këtij sektori po falimenton e pasojat më të rënda janë në sektorin e të punësuarve ku sipas Bedinit mbi 90% e tyre në këtë sektor janë larguar nga puna. Dhe më tragjik është fakti që mundësitë që ata të largohen nga vendi janë të mëdha.

“Mbështetja e qeverisë është ajo që mund të shpëtojë këtë sektor nga falimenti, ndërsa në një muaj karantinë nuk ka asnjë diskutim mes palevë”, tha ai.

Sipas Bedinit, prenotimet e turistëve të huaj dhe jo vetëm, janë anulluar në 100% të tyre.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Vasil Bedini
Pas

U aksidentuan dje në Durrës, 2 të rinjtë konfirmohen pozitiv me koronavirus

Para

Shkon në 16 numri i fëmijëve të prekur me COVID 19, ministria jep detajet për gjendjen e tyre

Para
Shtohet frikshëm numri i të infektuarve në Shkodër, 9 persona të 2 familjeve të prekura dalin pozitiv me COVID-19

Shkon në 16 numri i fëmijëve të prekur me COVID 19, ministria jep detajet për gjendjen e tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Duam të parandalojmë emigrimin masiv”, ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio: Të vetmit që përfitojnë janë trafikantët

Meloni vizitë në Kazakistan, nënshkruhen marrëveshje në vlerën 4 miliardë euro

Veprime të turpshme me 12-vjeçaren, adoleshentët postojnë videot në rrjetet sociale

Ministri Sybiha: Ukraina dëshiron të shohë propozimet e paqes të Rusisë përpara bisedimeve

Ngërç në bisedimet SHBA-Kinë për tarifat, Trump dhe Xi Jinping mund të përfshihen drejtpërdrejtë

Po punonte në minierën e Martaneshit/ Plagoset minatori

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, feston ndryshe dhe në mënyrë simbolike 1 Qershorin: mes fëmijëve të shtruar në repartin e Pediatrisë në QSUT

Policia e Kosovës plan operativ për parandalimin e ngacmimeve seksuale në Veri

SHBA: Izraeli ka gati planin e paqes në Gaza! Hamasi: Jemi skeptikë,qëllimi i tyre është të marrë pengjet

Mbyllet në Fier turi çiklistik i Shqipërisë, shpallen fituesit e garës tradicionale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.