Në kuadër të parandalimit të përhapjes së pandemisë së COVID-19, në vend janë pezulluar dhe mbyllur shumë biznese, në përpjekje për moslejimin e grumbullimeve masive.
Në Fletoren Zyrtare është publikur dhe akti normativ nr 13 “për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatëkohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19”
Nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ (2 prill 2020) deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19 pezullohen afatet për kryerjen e veprimeve procedurale të përmbaruesit gjyqësor shtetëror apo privat, ndërmjetësit dhe administratorit në procedurat e falimentimit.
Por pas këtij vendimi, ka pasur ankesa nga bizneset pasi akti normativ për përmbarimin ka disa përjashtime, ndërkohë që masat përjashtimore s’parashikohen në letrat që u çohen bizneseve.
Akti normativ lejon ekzekutimin e titujve për çështje familjare, po ashtu lejon ekzekutimet e titujve për masat e sigurisë të padisë. Nëse është e domosdoshme shmangia e dëmtimit të masës së falimentimit si dhe lejohet lejohet në rastin e ndërmjetësimit për çështjet e të miturve.
Sipas bizneseve urdhërat e përmbarimit po shkelin Aktin Normativ dhe po çojnë urdhra ekzekutivi në kohë pandemie.