18:43 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria planifikon 82 mln euro investime për menaxhimin e plehrave, 90% shkojnë për koncensionet

09:02 | 27/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria planifikon 82 mln euro investime për menaxhimin e plehrave, 90% shkojnë për koncensionet

Qeveria ka planifikuar të investojë në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane rreth 11.2 miliardë lekë ose 82 milionë euro, por 74 milionë euro ose 90 për qind e shumës së përgjithshme do të shkojë për financimin e koncensioneve PPP, të kontraktuara për menaxhimin e plehrave në rrethin e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit.

Lista e detajuar me investimeve në fushën e plehrave është bërë publike nga ministria e Financave dhe investimet do të zgjasin deri pas vitit 2020.

Nga lista e investimeve 12 milionë lekë shkojnë për studimin dhe projektimin për mbylljen e venddepozitave ekzistuese të mbetjeve të ngurta në Durrës.

Gjithashtu një shumë prej 330 milionë lekësh do të përdoret për studimet e mbylljes së venddepozitimeve ekzistuese në qytetet e Sarandës, Cërrikut, Librazhdit, Belshit, Perrenjasit dhe Himarës, Shkodrës.

Rreth 450 milionë lekë do të shkojnë për menaxhimin e mbetjeve në Vlorë dhe 170 milionë lekë të tjera për venddepozitimin e mbetjeve në Bushat të Shkodrës.

Por më shumë se 74 milionë euro janë programuar të financojnë tre koncensionet që do të përpunojnë plehrat nëpërmjet metodës me incenerim.

Ekspertët e mjedisit janë duke hedhur alarmin se po krijohen mbiinvestime në ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve me incinerator. Ndërkohë funksionimi i tyre është me kosto të larta në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.

Së pari, këto impiante emetojnë CO2 në mjedis më nivel më të lartë se aktiviteteve të tjera. Por përpunimi nëpërmjet djegies me incenerim krijon mbetje të rrezikshme që nuk kalojnë për trajtim të mëtejshëm dhe depozitimi i tyre është rrezik.

Por pavarësisht rrezikut nga mbiinvestimet ne përpunimin e plehrave me PPP, qeveria është duke bërë pagesa për investime që ende nuk janë bërë në sektor.

Nga 11 nëntori i vitit të kaluar deri në shtator të këtij viti, kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier, që ka të drejtën e koncesionit për trajtimin e mbetjeve në Qarkun e Fierit, ka përfituar 4.8 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit, edhe pse problemi i tokës ku do të zhvillohet investimi ende nuk është zgjidhur e për pasojë, investimi nuk ka nisur.

Kompania kaloi një kalvar konfliktesh me komunitetin në Qarkun e Fierit, të cilët me protesta agresive nuk lejuan ndërtimin e impiantit në vendin që ishte planifikuar fillimisht në Mbrostar.

Avancimi i punimeve në lidhje me impiantin që do të përpunojë mbetjet nëpërmjet metodës së djegies me incenerator u pengua edhe për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti. Për kreditë elektorale, funksionarët lokalë të Fierit premtuan se projekti për mbetjet mund të pezullohej, ndërkohë kompania është në kërkim të një vendi ku mund të zhvillojë investimin./monitor

 

Etiketa: 82 mln euroinvestimepër plehratqeveria
Pas

Basha s’kursehet as për Lu-në dhe Vlahutinin: Tymueset ishin dhe për ta, të mos mbyllin sytë

Para

”Nuk është ashtu siç duket, është më keq”, Patozi bën skanimin e PD-së

Para
Patozi sulmon Ramën:  Mos shikoni ngjyrën e timonit, por veset e shoferit

''Nuk është ashtu siç duket, është më keq", Patozi bën skanimin e PD-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.