Ditën e djeshme përmes një akti normativ qeveria ndryshoi buxhetin për vitin 2017. Po sipas Ylli Manjanit kjo procedurë është një akt i pastër i puçit kushtetues.
“Qeveria që nuk ekziston paska ndryshuar buxhetin me akt normativ?! Akti normativ është ligj dhe miratohet në Kuvend. Çfarë puçi kushtetues!”, shkruan Manjani.
Kështu, në aktin e miratuar dje përcaktohet huadhënie për energjinë 4.500 miliardë lekë, ndërsa 500 milionë lekë për krijimin e institucioneve të ‘drejtësisë’.
Mes të tjerash 1 miliard lekë do të shkojnë për përballimin e emergjencave natyrore. Po ashtu, bëhet e ditur se këto shpenzime në buxhet nuk do të prekin borxhin publik.
Përveç shtimit të shpenzimeve për energjinë elektrike dhe zjarret, qeveria shqiptare ka miratuar përmes një akti normativ një sërë shpenzimesh të tjera buxhetore.
Një sasi prej 500 milionë lekësh janë lëshuar nga qeveria për krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë.
“Deri në 500 milionë lekë, për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, sipas vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë” thuhet në vendimin e qeverisë.
Disa javë më parë qeveria miratoi dhe një fond tjetër parash për restaurimin e ish godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, vendi ku do të “vendosen” organet e Vettingut në drejtësinë shqiptare.
(E.K/SHUPLAKA)