Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka ironizuar qeverinë e re të bërë të ditur nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme.
Ajo shprehet se këta ‘yje’ do të vazhdojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit dhe diktatori Hoxha duhet të rrijë i qetë.
Sipas saj Rama me kabinetin e ri qeveritar do ta telendisë Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme.
REAGIMI I PLOTË:
Fli i qetë shoku Enver. Bijtë e tu i ke në krye te vendit për ta mjeruar me shumë.
Qeveria e re në këmbët e vjetra e madje ka edhe aq të vjetra sa kthehemi te “krenaria” e regjimit komunist.
Edi Rama konfirmon ministrat që me “punën” e tyre telendisën Shqipërinë e shqiptarët katër vitet e fundit.
Këta “yje” do të vazhdojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit duke e vjedhur e duke përvetësuar pasurinë e shqiptarëve. Ne do të jemi aty përballë e në këmbë për të mos e lejuar këtë.
(S.SH/Shuplaka)
Ju nuk keni goj te flisni per qeveri. Ju injektoi mir Saliu? Qeveria u be ashtu sic donim.
Enveri kishte Saliun mekembes mos u merakosni ju per ate pjes.
Jo shoku enver por gjithe shqiptaret flene te qete tani,se do qeverisen nga njerezit e duhur . Suksese qeveris se re. Mos beni si qent ju te PD
Nuk keni ku kapeni tani dhe kapeni me Enverin…lejeni enverin te zij vorba atje ku eshte dhe boll bete deklarata qesharake . Kete qeveri qe eshte e zgjodhen shqiptaret dhe bene zgjedhje me te mire ne histori