Prej dy ditësh qeveria Rama ndodhet në Shkodër, ndërsa kjo për deputetin e LSI-së Endrit Braimllari është një braktisje që u bëhet banorëve të zonave të përmbytura.
Në një reagim në rrjetet sociale Braimllari shprehet se qëndrimet e kryeministrit ishin pjesë e spektaklit qeveritarë, ndërkohë që asnjë ministër nuk ka qenë afër qytetarëve që vuajnë pasojat e përmbytjeve.
“Kryeministri bën shoë në Shkodër ndërkohë në zonat e përmbytura asnjë ministër për të përkrahur banorët të cilët në këto ditë të ftohta dimri kanë mbetur pa asnjë shpresë. Kjo është një qeveri e papërgjegjshme dhe nuk mbron interesat e qytetarëve. Interesi i kësaj qeverie është trafiku i lëndëve narkotike”,- shprehet Endrit Braimllari.
Ditën e sotme reshjet e shiut janë rikthyer në të gjithë vendin ku nuk kanë munguar as shtrëngatat. Fati i qindra familjeve të përmbytura ku shumë prej tyre kanë humbur një pjesë të mirë të orendive mbetet në dorë të kapriçove të natyrës.
(E.K/FAXWEB)