Parlamenti ka shtyrë sërish projektligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve i njohur ndryshe si ligji i magjistratëve.
Ky projektligj mjaft i diskutuar ishte shtyrë dhe në seancën e kaluar, pasi nevojiten 84 vota për miratim, ndërsa mazhoranca i ka bërë thirrje ish aleates, LSI që ta votojë.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se në dispozicion për këtë dialog ishte vetëm kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
“Pas propozimit të LSI-së për dialog nuk u mundësua një dakordësim mes palëve. Komunikimi me 3 kryetarët e grupeve parlamentare nuk u mundësua.”
(M.Q/Faxweb)