23:53 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria Rama s’ka votat, rikthen për të disatën herë në Kuvend ligjin për magjistratët. Zbulohet plani i Bashës

09:07 | 24/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-deputeti i PS-së bën deklaratën e fortë: Rama-Basha takohen fshehurazi, janë si binjakë

Ditën e sotme do të rikthehet në kuvend ligji për magjistratët, për të cilin për disa javë me radhë, mazhoranca e Edi Ramës nuk po arrin të sigurojë 84 vota.

Edhe sot kjo nuk mund të ndodhë, sa kohë që opozita e bashkuar ka vendosur që të mos jetë pjesë e Kuvendit, duke vijuar bojkotin për këtë sesion të ri parlamentar.

Edhe pse eksponentë të opozitës nuk duan ta pranojnë që ky është bojkot, tashmë u bë javë që ata nuk marrin pjesë në seancat plenare, duke e zhvendosur Kuvendin e tyre në disa qytete të vendit, për të denoncuar prej andej lidhjet e qeverisë Rama me krimin.

Po sot PD përmes kryetarit të saj Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të paraqesë ndryshimet ligjore sa i takon ligjit Antimafia.

Ndryshimet ligjore që do të paraqesin demokratët do të bëhen publike në një tryezë diskutimi, që do të mbahet në ‘Hotel Tirana’, ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Axhenda e Kuvendit:

Në rendin e ditës së sotme është parashikuar të diskutohen tre projektligje: “Për një ndryshim në ligjin nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8318, datë 1.4.1998, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, të ndryshuar” dhe “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë” .

Po ashtu, të mbartura për votim janë renditur edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, të cilët kërkojnë votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Disa lojtarë do të ecnin për në dhomat e zhveshjes, por kjo nuk mund të thuhet për Salah. Fëmija qan pas gjestit të egjiptianit (VIDEO)

Para

Al Paçino gjen dashurinë e jetës, lidhet me aktoren që është sa gjysma e moshës së tij

Para
Al Paçino gjen dashurinë e jetës, lidhet me aktoren që është sa gjysma e moshës së tij

Al Paçino gjen dashurinë e jetës, lidhet me aktoren që është sa gjysma e moshës së tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.