03:45 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria riaktivizon portalin “Transparenca”: PD-ja na akuzoi për gjendjen gripale, ja masat tona

20:17 | 04/01/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
15 mijë të prekur nga gripi në një javë, rradhë të gjata në QSUT

Pas akuzave të opozitës se qeveria ka reaguar me vonesë për epideminë e gripit, si kundërpërgjigje është riaktivizuar portali “Transparenca”.

Ministria e Shëndetësisë e ka marrë këtë vendim, në mënyrë që të gjithë të qartësohen për veprimet e qeverisë lidhur me gjendjen gripale në vend.

Reagimi i plotë:

Për masat e mara për përballimin e gjendjes gripale në vend:

Në përgjigje të deklaratës së Partisë Demokratike sqarojmë se vaksinimi i personelit shëndetësor me vaksinën e gripit ka filluar që në datën 20 tetor 2016, siç mund të verifikohet lehtësisht në raportimet e medias për aktivitetin e Ministrisë së Shëndetësisë në dt. 26 tetor 2016 në Kukës.

Ky është viti i tretë radhazi që Ministria e Shëndetësisë ofron vaksinimin e personelit shëndetësor falas, pasi më parë, një masë e tillë nuk ishte marrë kurrë.

Po ashtu, sasitë e papërdorura të vaksinave të gripit nga personeli shëndetësor u janë dhuruar institucioneve shëndetësore me apo pa shtretër sipas Urdhrit të Ministrit nr. 540, të dt. 09/12/2016, pra, përpara katër javësh.

Që në javën e parë të dhjetorit 2016, rreth 90 Qendra Shëndetësore që izolohen gjatë stinës së dimrit, kanë marrë furnizimet tre-mujore me barna dhe materiale mjekësore. Është viti i tretë radhazi që Ministria e Shëndetësisë garanton furnizim dimëror. Më parë, një masë e tillë nuk ishte marrë kurrë.

Në datën 20 dhjetor 2016 (pra, përpara 15 ditësh), ministri i Shëndetësisë ka urdhëruar ngritjen e shërbimit pediatrik për urgjencat mjekësore (shihni kopjen e Urdhrit përkatës bashkëngjitur këtij reagimi).

Edhe këtë herë, PD duket qartësisht se është, më së paku e painformuar, ose edhe më keq, e vonuar në zgjimin nga gjumi i rënduar nga udhëtimet dhe festat e ndërrimit të viteve.

Nëse vërtetë do të ishte kaq e shqetësuar për intensifikimin e masave për përballimin e gjendjes së rënduar gripale në vend, PD do të mund ta kishte ngritur këtë shqetësim, ashtu siç thotë vetë, të paktën dy javë më parë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: gripiMinistria e Shendetesisetransparenca
Pas

Kjo është shqiptarja që synon kurorën e Miss Austria

Para

Ami dhe Ermali darkojnë me miqtë në shtëpinë e re

Para
Ami dhe Ermali darkojnë me miqtë në shtëpinë e re

Ami dhe Ermali darkojnë me miqtë në shtëpinë e re

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.