Qeveria shqiptare ka marrë vendimin sot për të kountribuar me një shifër modeste për viktimat dhe të plagosurit nga situata e zjarreve në Greqi. Shqipëria do ti akordojë Greqisë 100 mijë euro.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Twitterit të Qeverisë Shqiptare, shkruhet:
Lutjet dhe mendimet tona kanë qenë me fqinjët tanë të mirë grekë dhe për shqiptarët që jetojnë atje. Ditët e fundit kanë qenë tmerrësisht tragjike, dhe në shpresojmë që ky kontribut i joni modest, t’u vijë në ndihmë në këto kohë të vështira
Rama shkruan:
Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar! Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona.
(E.K/FAXWEB.AL)