07:44 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Qeveria shqiptare po ofendon deputetët holandezë”, gazetari: 2/3 e parlamentit nuk janë populistë!

10:32 | 17/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Qeveria shqiptare po ofendon deputetët holandezë”, gazetari: 2/3 e parlamentit nuk janë populistë!

I ftuar sot në studion e Fax News për të folur për rikthimin e vizave për shqiptarët ka qenë gazetari Vincent Triest.

Pas vendimit të Parlamentit Hollandez për pezullimin e vizave për shqiptarët (lexo ketu) gazetari Triest thotë që shkaku kryesor është rritja e shkallës së krimit të organizuar nga shqiptarët në Hollandë dhe ngjarjet e fundit në Shqipëri.

Sipas Triest vendimi i parlamentit Hollandez duhet të merret seriozisht pasi ka qenë 2/3 e deputetëve që kanë vendosur pro pezullimit të vizave.

“Vendimi që mori Parlamenti hollandez është një thirrje shumë e fortë për një bashkëpunim mes dy vendeve dhe se nuk është kryer mjaftueshëm punë për zvogëlimin e kriminalitetit. 9 parti politike kanë votuar me konsensus në favor të pezullimit të vizave për shqiptarët. Hapi i parë nga Hollanda për pezullimin e vizave është bërë, mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë BE”, u shpreh Triest.

Lidhur me reagimin që bëri Ministria e Jashtme ndaj këtij vendimi duke u shprehur se është një nismë populiste, gazetari e cilësoi këtë gjë si ofendim që i bëhet deputetëve hollandezë.

Ai i bën thirje qeverisë dhe Parlamentit shqiptar për fillimin e punës për uljen e shkallës së kriminalitetit dhe se është vetëm hapi i parë i një procesi, që do të thotë akoma nuk është arritur në vendimin përfundimtar.

“Kjo nismë nuk është populiste siç thonë ekspertët e Ministrisë së Jashtme, mendoj se është një ofendim për Parlamentin Hollandez.

Mendoj se duhet të punojmë shumë për uljen e shkallës së kriminalitetit. Ambasada e Hollandës në Shqipëri ka bërë hapin e duhur duke thënë që kjo gjë është një proces dhe ndiqen disa hapa për të arritur në këtë pikë.

Hollanda do të bashkëpunojë më BE për të dhënë vendimin përfundimtar.” vijoi më tej Triest.

Më tej gazetari thotë që ky vendim i Parlamentit Hollandez nuk është i papritur dhe se ka javë që diskutohet, por kanë qenë organet kopetente të Shqipërisë të cilët kanë qenë të paqartë lidhur me këtë gjë.

“Vendimi i Parlamentit Hollandez është një vendim që diskutohet prej disa javësh. Ka qenë gabimi i Ministrisë së jashtme që ka dhënë informacione të gabuara dhe të paqarta lidhur më këtë gjë.

105 nga 150 deputetë kanë votuar për pezullimin e vizave. Dhe në vend për të treguar rezulatete pozitive për luftën ndaj krimin ata kanë ofenduar deputetët e Hollandës. Ata dhanë një sinjal që vendi po bën hapa mbrapa.” u shpreh gazetari.

Gjatë fjalës së tij Triest thekson dhe një herë që arsyeja kryesore e këtij vendimi është rritja e krimit të organizuar nga grupet shqiptare në Hollandë.

“Arsyeja  kryesore është rritja e krimit nga shqiptarët në Hollandë. Shqiptarët janë grupimi kryesor që merren me trafikun e drogave më të fortave në Hollandë. Autoritetet e Policisë në Hollandë ma kanë pohuar këtë gjë“, tha Triest për Fax news.

“Shteti i Hollandës me anë të këtij vendimi kërkon të shtyrë Shqipëri drejt stabizimit të vendit dhe aneksimit të këtyre grupeve. Ata kanë ofruar ndihmë për Shqipërinë“, shtoi më tej gazetari.

“Hollanda i kërkon Shqipërisë së luftojë krimin e organizuar jo ti vejë flakën vendit. Është kërkuar medoemos lufta ndaj krimit të organizuar. Kërkesa e Hollandës është për t’u përshëndetur dhe jo kritikuar në një kohë që ata na kanë ofruar ndihmë, ekonomike, teknologjike për të luftuar kriimin.

Ministri për Sigurinë dhe Drejtësinë më tha që rregullat nuk duhet të mbeten në letër por ti vënë në zbatim. Ai ia ka kërkuar dhe autoriteteve kur ka ardhur në Shqipëri.

Është qeveria shqiptare që duhet të punojë shumë fort, që ndryshojë rezultatet dhe të bindë Hollandën për arritjen në luftën kundra krimit.”.

“Shtetasit shqiptarë që qëndrojnë në Hollandë dhe merren me punë që janë të ndaluara nga Ligji Hollandez dhe shqiptar janë persona kyç që kanë shkaktuar këtë ngërç. Krimi i organizuar është problemi kryesor”, tha Triest sipas informatave nga autoritete hollandeze.

“Nëse Shqipëria bëhet anëtare e BE, shqiptarët s’do kenë nevojë për viza. Është pak e koklavitur ndërkohë që jemi në një situatë ku rrezikojmë të na hiqen vizat dhe ndërkohë aspirojmë për aderimin në BE”, përfundoi gazetari.

Pas

Videolive/ ”Më lini të marr rrobat!”, përplasje mes banorëve dhe Policisë: Erioni i Griseldës, vrau Ardit Gjoklajn!

Para

Polici kap prej fyti ish-deputetët, shtyjnë edhe gazetarët (Foto+Video)

Para
Polici kap prej fyti ish-deputetët, shtyjnë edhe gazetarët (Foto+Video)

Polici kap prej fyti ish-deputetët, shtyjnë edhe gazetarët (Foto+Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.