Skocia synon që deri në vitin 2032, 8 vjet para Mbretërisë së Bshkuar, të frenojë automjetet e reja me benzinë dhe naftë.
Kryeministrja Nicola Sturgeon ka përshkruar planet për të “zgjeruar masivisht” pikat e karikimeve të automjeteve elektrike dhe për të ngritur projekte pilot për të inkurajuar marrjen e automjeteve elektrike dhe për të bërë “A9”, rrugën e parë në Skoci plotësisht të pajisur me pika furnizimi të automjeteve me energji elektrike.
Makinat me benzinë dhe me naftë janë një ndër faktorët që kanë ndikuar nq ngrohjen globale. Ky është një plan ambicioz nse arrinë të implementohet. (B.H/Shuplaka)