Në Fletoren Zyrtare është botuar më datë 8.5.2020 (sot) një Vendim i Këshillit të Ministrave kalimi në pronësi të Bashkisë së Tiranës Teatrit Kombëtar, një godinë e cila tre vitet e fundit ka shkaktuar një përplasje të ashpër në jetën politike dhe jo vetëm në Shqipëri.
Në vendim shkruhet se sipërfaqja e kësaj prone me sipërfaqe totale 5522.7 m2 me adresë në rrugën “S.Toptani” në kryeqytet, ndërsa vijon Vendimi me argumentin se ka për qëllim ndërtimin e një godine bashkëkohore dhe me standarde të Teatrit Kombëtar, ‘në konsultim me të gjitha grupet e interesit, sipas hartës kadastrale që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërese e tij’.
Sipas kësaj VKM-je, Bashkia e Tiranës ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1 të Vendimit, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.
“Pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluuajtshme publike shtetërore, miratuar me vendim n2r319, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin elistës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë +pjesa e dytë) të probnave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të qarkut të Tiranë”, të ndryshuar.”, shkruhet në pikën 3 të këtij vendimi.
Për zbatimin e tij janë caktuar Ministria e kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjensia Shtetërore e Kadastrës pndërsa vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe mban firmën e kryeministrit, Edi Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)