13:09 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria u jep televizioneve private miliona euro në prag të zgjedhjeve

16:24 | 24/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria u jep televizioneve private miliona euro në prag të zgjedhjeve

Nga Alice Elizabeth Taylor

Qeveria do t’i japë 4 milionë euro në total disa prej televizioneve kryesore private në vend, përfshi Top Channel, Tv Klan, Digitalb dhe Vizion Plus.

Vendimi u mor nga qeveria më 4 prill 2019, dhe u publikua në Fletoren Zyrtare pak ditë më parë. Sipas vendimit, transmetuesit kombëtar dhe transmetuesit kryesorë dixhitalë do të kompensohen për shpenzimet e bëra për kalimin nga transmetimi analog në atë digjital.

Vendimi i Qeverisë shkruan se operatorët me eksperiencë në transmetimet digjitale do të marrin deri në 2 milionë euro për mbulimin e pjesshëm të kostove të ndryshimeve teknologjike. Ata që konsiderohen si operatorë privatë historikë kombëtarë gjithashtu do të marrin deri në 2 milionë euro për mbulimin e investimeve të bëra për të ndryshuar strukturën e tyre të transmetimit nga analog në dixhital.

Shuma totale e dhënë për çdo transmetues do të llogaritet si përqindje e shumës së tatimit të paguar nga secili operator.

Sipas ligjit, ata që do të përfitojnë nga pagesa e qeverisë përfshijnë Top Channel, Vizion Plus, TV Klan dhe Digitalb.

Vendimi për të dhënë shuma të tilla parash para zgjedhjeve ka hasur në kritika të shumta. Shpërndarja e shumave të mëdha të parave në mediat kryesore të vendit krijon dyshimi se qeveria po i blen ato me qellimin për mbulimin mediatik në favor të qeverisë — në një kohë kur qeveria po përballet me kritika si nga brenda vendit, ashtu dhe nga ndërkombëtarët.

Pas raportit të Reporterëve pa Kufij për Indeksin Global të Lirisë së Medias 2019, që kritikonte cenimin e lirisë së medias dhe gazetarëve në Shqipëri, kryeministri Rama i quajti sërish mediat “kazan” dhe këmbënguli se ato janë të lira të raportojnë ashtu siç dëshirojnë dhe nuk “shantazhohen”.

Renditja e Shqipërisë në këtë indeks është përkeqësuar duke zbritur shtatë vende më poshtë brenda një viti. Shqipëria, po ashtu, rendeitet ndër vendet e fundit në Europë për respektimin e të drejtave të gazetarëve dhe lirisë së medias.

Raporti i RSF përshkruante jo vetëm kërcënimet dhe taktikat e frikësimit të përdorura kundër gazetarëve, por edhe faktin se “media është e përqendruar në duart e disa biznesmenëve të mëdhenj”. Sipas RSF, u konstatua gjithashtu se rregulloret dhe ligjet u manipuluan në favor të interesave të qeverisë dhe se në median shqiptare vetë-censura është shumë e përhapur.

Zhvillimet e fundit në vend sipas së cilave qeveria do t’i japë një pjesë të pronarëve të mediave miliona euro nga paratë e taksapagueve, nuk do të ndihmojë në përmirësimin e perceptimit të pavarësisë së medias në Shqipëri. exit.al

Etiketa: miliona televizioneve privatevendimi i qeverise
Pas

VIDEO/ Balluku dhe Klosi bojkotohen në Kolonjë, ministrja nxehet me gazetarët: Pse bërtet

Para

Zbardhet skema: Si Rama do t’u kalojë klientëve pasuritë më të mëdha të Shqipërisë

Para
Zbardhet skema: Si Rama do t’u kalojë klientëve pasuritë më të mëdha të Shqipërisë

Zbardhet skema: Si Rama do t’u kalojë klientëve pasuritë më të mëdha të Shqipërisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha për largimin e Deromemajt: “Investimin e ka pasur në PD, vlerësimin nga partia e krimit e ka zgjedhje e tij”

Plagosi dje me thikë të riun, arrestohet 18-vjeçari në Tropojë

Berisha paralajmëron zbulimin e skemave të blerjes së votave me certifikata pronësie dhe leje ndërtimi

Berisha denoncon: 6 mijë leje legalizimi përdoren për blerje votash, farsa elektorale në 11 maj

Izraeli shpall organizatë terroriste Bankën Qendrore të Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit ende nuk e ka pranuar armëpushimin

SPAK zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për Arben Ahmetajn

Taksia përplasi 3 të mitur, detaje nga aksidenti në Tiranë

Trump dhe Erdogan zhvillojnë takim të mbyllur në Hagë

Dështon për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.