05:36 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani

17:10 | 06/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani

Qindra mijëra afganë janë larguar nga Irani javët e fundit, pasi Teherani u dha afat deri më 6 korrik më shumë se katër milionë imigrantëve afganë pa dokumente për ta lënë vendin, thanë Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke ngritur alarmin për mungesën e theksuar të fondeve për t’i ndihmuar të kthyerit.

Më shumë se 256.000 afganë janë kthyer në vendin e tyre nga Irani vetëm gjatë qershorit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Agjencia tha se rritja e madhe e numrit të të riatdhesuarve po e bën të vështirë për IOM-in dhe partnerët për të ofruar ndihmë.

Këto organizata arrijnë t’i ndihmojnë vetëm te 10 për qind të atyre që kanë nevojë.

Irani thotë se i strehon më shumë se 6 milionë afganë, shumë prej të cilëve jetojnë atje pa status të ligjshëm. Shumë imigrantë afganë pretendojnë se përballen me diskriminim të rregullt në Iran.

Disa media iraniane kanë raportuar se edhe afganët me viza të vlefshme janë dëbuar me forcë gjatë valës së fundit të dëbimeve.

Lufta 12-ditëshe e Iranit me Izraelin në mes të qershorit thuhet se ka kontribuar në largimet, me mediat shtetërore iraniane dhe përdorues të rrjeteve sociale që pretendojnë se një numër i pacaktuar shtetasish afganë janë arrestuar nën dyshime për spiunazh për Izraelin.

Afganët ndalohen nën akuza për spiunazh
Richard Bennett, raportuesi i posaçëm i OKB-së për të drejtat e njeriut në Afganistan, tha në platformën X më 5 korrik se “qindra” afganë dhe pjesëtarë të pakicave të tjera etnike dhe fetare janë ndaluar dhe “akuzuar për spiunazh”.

Bennett gjithashtu shprehu shqetësim për atë që e përshkroi si “etiketimin e afganëve [dhe] komuniteteve pakicë si tradhtarë” nga mediat iraniane.

Disa imigrantë që jetojnë në Iran i thanë Radios Evropa e Lirë se afganët e arrestuar për akuza spiunazhi janë keqtrajtuar në paraburgim dhe më pas janë dëbuar në Afganistan, pavarësisht se kishin leje qëndrimi dhe dokumentacion të vlefshëm.

Një i ri afgan që jeton në Teheran i tha REL-it se babai i tij u arrestua dhe u keqtrajtua nga policia iraniane për një akuzë të rrejshme për spiunazh.

“Babai im u arrestua dhe u torturua për akuza spiunazhi”, tha ai në kushte anonimiteti.

I riu shtoi se viza e tij ka skaduar së fundmi dhe ai nuk del më jashtë nga frika se do të arrestohet dhe dëbohet.

Një tjetër refugjat afgan ndau rrëfim të ngjashëm, duke thënë se “situata e refugjatëve afganë është përkeqësuar më tej gjatë një apo dy javëve të fundit”.

“Edhe ata që kanë status të ligjshëm dhe punë jetojnë në frikë. Shumë prej miqve tanë janë dëbuar. Situata është shumë shqetësuese”, i tha ai REL-it më 6 korrik.

IOM-i dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), që ofrojnë ndihmë për të kthyerit, thanë se shumë afganë mbërrijnë “vetëm me rrobat që kanë veshur” dhe “në nevojë urgjente për ushqim, kujdes mjekësor dhe mbështetje”.

IFRC-ja tha më 5 korrik se grupe të mëdha afganësh, përfshirë shumë fëmijë, po mbërrijnë nëpërmjet pikës kufitare Islam Qala, pasi kanë përjetuar “lodhje, uri dhe pasiguri gjatë rrugës së kthimit”, me temperatura mbi 43 gradë celsius.

Sipas IFRC-së, më shumë se 800.000 afganë janë kthyer nga Irani që nga janari.

Ndërkohë, qindra mijëra të tjerë janë kthyer nga Pakistani, një tjetër vend pritës për refugjatët afganë.

Pakistani planifikon t’i dëbojë 3 milionë afganë këtë vit.

Agjencia për refugjatë e OKB-së, UNHCR, tha muajin e kaluar se të paktën 1.2 milion afganë janë detyruar të kthehen nga Irani dhe Pakistani deri tani këtë vit, duke shkaktuar një krizë që mund të destabilizojë më tej situatën e brishtë në Afganistan.

Pas

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Para

VIDEO/ Zjarr në një pemtore në lagjen Virjon, Ullinjas të Berat

Para
VIDEO/ Zjarr në një pemtore në lagjen Virjon, Ullinjas të Berat

VIDEO/ Zjarr në një pemtore në lagjen Virjon, Ullinjas të Berat

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.