Kryeministri Edi Rama do të dëshmojë ditën e nesërme në mbledhjen e Komisionit parlamentar Hetimor ku do të hetohet marrëveshja Shqipër-CEZ.
Mësohet se kreu i Qeverisë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës me shkrim për të dhënë dëshminë e tij mbi marrëveshjen që shkaktoi konflikt me Qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke.
Mësohet se seanca ku kryeministri do të japë dëshminë e tij, do të mbahet në orën 11:00 të paradites së 29 dhjetorit. Komisioni parlamentar Hetimor që do të hetojë mënyrën si iu falën 600 milionë euro CEZ-it, drejtohet nga Edmond Spaho.
Partia Demokratike akuzon qeverinë se i ka falur CEZ-it rreth 600 milionë euro në këmbim të votës pro të Çekisë për progres raportin. (XH.A/SHUPLAKA)ra