20:18 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qindra pròtestues në shesh/ Ju bashkohet Avokatja e Popullit, Ballanca: Dështuan strukturat e shtetit, ky është rast flagrant

16:43 | 04/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qindra pròtestues në shesh/ Ju bashkohet Avokatja e Popullit, Ballanca: Dështuan strukturat e shtetit, ky është rast flagrant

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca është pjesëmarrëse në marshimin kundër dhùnimit dhe abùzimit sèksual ndaj të miturve. Në një prononcim për Fax News nga sheshi, avokatja u shpreh se ndihet e lumtur që sheshi është mbushur plot, ndonëse për një çështje aspak të këndshme.

“Jam si një nënë, si një femër dhe mbajtëse e një detyre të rëndësishme siç është ajo e avokatit të popullit dhe ky rast është vërtet flagrant, në të cilin dèshtimi i strukturave shtetërore fatkeqësisht ka bërë që të kemi një rezultat të tillë. Arsyeja përse jemi kaq të shumtë dhe jam e emocionuar për  numrin e të rinjve është që ky mentalitet duhet të ndryshojë. Ky mentalitet që i trajton femrat si objekte sèksuale, në të cilin víktimizohen persona të dhùnuar dhe ne duhet ti themi jo kësaj qasje negative dhe lirisë së personit. Jam shumë e kënaqur që shoh numër kaq të madh personash, ndonëse jemi për një ngjarje jo të bukur. Sa më shumë bëhemi për ti thënë “jo” këtyre fenomeneve, aq më shumë na dëgjojnë”, tha Ballanca.

Sa i përket hapave që do të ndërmerren për rastin e dhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj, avokatja e popullit shprehet se duhet punuar fort me nivelin e mësuesve, edukatorëve, forcave të rendit dhe psikologëve.

“Hapat janë në nivele të ndryshme. Dhe në raste të tjera kemi bërë rekomandimet përkatëse për institucionet shtetërore të cilat janë marrë parasysh. Edhe në këtë rast kemi bërë një rekomandim për institucionet shtetërore për të parë ku janë problematikat dhe çfarë ka ndodhur dhe prap mendoj që ka një heshtje të mos trajtimit të këtyre çështjeve. Nëse nuk bëhemi barrierë për këtë sjellje, mund të na ndodhë në shtëpinë tonë. Pas Kavajës, ekzistenca e këtij rasti na lë të kuptojmë se kemi shumë punë të bëjmë në nivelin e mësuesve, edukatorëve, forcave të rendit e psikologëve dhe se duhet të jemi aty si prindër për të mbrojtur fëmijët nga ata që kanë qëllime kríminale”, u shpreh Ballanca.

E pyetur se çfarë duhet të bëjë Ministria e Arsimit për këtë çështje, Ballanca deklaroi se është e rëndësishme që dhùnuesit të qëndrojnë larg shkollave.

“Mënyra si shteti vepron në të tilla raste, së pari politikat që e cilësojnë si vepër penále janë. Çështja qëndron se kemi problem në zbatimin e ligjeve. Ligjet janë përmirësuar dhe pavarësisht dëshirës sonë, ekziston mundësia. Por kryerja e veprimeve nuk përfundon vetëm nga ligjet. Kjo nuk e përjashton faktin që ka qëllime kríminale. Ajo që duhet të bëjmë është krijojmë mekanizma dhe struktura që këta persona të mos jenë pranë shkollave. Si ajo vajzë mund të ketë edhe shumë të tjera. Ne duhet të jemi aty në mënyrën e duhur”, u shpreh Avokatja e Popullit për Fax News.(A.M/Faxweb.al)

Pas

Zbarkojnë në selinë blu aleatët e Lulzim Bashës, a do ketë përgjigje përfundimtare për ‘topin’ që hodhi Yuri Kim

Para

VIDEO/ Aurela Gaçe i bashkohet tubimit, tregon eksperiencën e tmérrshme: Nuk jam këtu për një rast, ajo që po ndodh është e fríkshme

Para
VIDEO/ Aurela Gaçe i bashkohet tubimit, tregon eksperiencën e tmérrshme: Nuk jam këtu për një rast, ajo që po ndodh është e fríkshme

VIDEO/ Aurela Gaçe i bashkohet tubimit, tregon eksperiencën e tmérrshme: Nuk jam këtu për një rast, ajo që po ndodh është e fríkshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.