Lufta e nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka lënë të vrarë 100 ushtarë.
Kryeministri i Armenisë, tha për mediat se 49 ushtarë të saj vdiqën në përleshjet gjatë natës.
Ndërkohë ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se 50 ushtarë të saj u vranë gjatë luftimeve.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë tre dekada që janë në konflikt me njëra-tjetrën.
Në thelb të mosmarrëveshjes është rajoni i Nagorno-Karabakut.
Sipas kufijve të njohur ndërkombëtarisht, rajoni është pjesë e Azerbajxhanit, por është e populluar nga armenë etnikë.
Ndarja kulturore shtrihet përtej politikës në fe, Armenia është një vend me shumicë të krishterë, ndërsa Azerbajxhani është kryesisht mysliman.
Të dy vendet ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik përpara shpërbërjes së tij në fund të vitit 1991.
Mosmarrëveshja ka çuar në luftë në shkallë të gjerë në vitet 1980 dhe 1990, një luftë gjashtëjavore në 2020 dhe përplasje të vazhdueshme për dekada.
Discussion about this post