Qoftet janë të mirëpritura gjithmonë, për të gjithë! Mirëpo, që most ë rëndohemi shume duhet të provojmë këtë variant të tyre me perime dhe erëza të freskëta! Nëse vërtet nuk bëni dot pa mish mund t’i shoqëroni me një fileto mishi të bardhë, osa sallatë.
Koha e përgatitjes – 20 minuta
Përbërësit për 4 persona: ● 6 patate të mëdha ● 2 qepë të njoma ● 2-3 lugë miell ● 1 vezë ● vaj kikiriku për t’i skuqur ose atë që keni ju
Përgatitja: Patatet e qëruara i grijmë me rende me vrima të mëdha, qepët i grijmë shumë imët me thikë. Patatet, bashkë me qepët e grira, i shtrydhim mire me dorë për t’u kulluar lëngun dhe i hedhim në një tas ku shtojmë vezën, miellin, kripë e piper dhe i përziejmë mirë.
Marrim pak nga brumi dhe me dorë u japim formë të sheshtë, gati 1 cm të trashë. I skuqim në tigan me vaj të nxehtë për pak minuta në të dyja anët. I shoqërojmë me sallatë jeshile ose si kontorno për pjata me mish.