Pas një periudhe qetësie është rikthyer në Patos, Fier një rast me Covid-19. Një shtetase e moshuar rreth 70 vjeçe nga fshati Dukas-Coban i Patosit është infektuar me koronavirus.
Sipas informacioneve mësohet se 70 vjeçarja e sëmurë ka shkuar ne QSUT për të marre mjekimin e kimio -terapisë ndërsa edhe është infektuar, raporton gazetarja e Fax News, F.B. Ky është rasti i parë i riaktivizimit në Fier të COVID-19 pas më shumë se 20 ditësh.
Shtohet me 3 raste të reja numri i te infektuarëve me koronavirus edhe në Lezhë. Pas një rasti të konfirmuar para dy ditësh, nga testimet e sotme kanë rezultuar edhe tre persona të tjerë. Sipas burimeve pranë epidemiologëve, dy të infektuarit e ditës së sotme kanë qenë në një eveniment familjar në Pukë ndërkohë që vijon gjurmimi.
Edhe Puka ka regjistruar 2 raste gjatë orëve të fundit, të cilët nuk dihet nëse janë kontakte apo vatra të reja.(A.M/Faxweb.al)