19:46 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

QSUT-ja detaje për ngjarjen e rëndë të hedhjes nga ballkoni: Shfaqi shenja axhitimi, u hodh papritur

13:05 | 30/11/2016
në Aktualitet, Flash, Te Fundit
0
QSUT-ja detaje për ngjarjen e rëndë të hedhjes nga ballkoni: Shfaqi shenja axhitimi, u hodh papritur

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë sot në QSUT, ku një 53-vjeçar është hedhur nga ballkoni. Sipas spitalit ai është shfaqur nervoz, por ka habitur stafin me sjelljen e tij të papritur. Fillimisht ka refuzuar ekzaminimet, por është bindur më vonë.

DETAJET E PLOTA:

Sot, më datë 30.11.2016, pacienti me iniciale P. Sh. 53 vjeç, shtrimit nga personeli mjekësor, rreth orës 08:30, është hedhur në mënyrë të papritur nga kati i katërt i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme.

Pacienti ka mbërritur në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, më datë 29.11.2016 ora 20:05, si transferim urgjent nga Spitali i Durrësit me probleme të rënda shëndetësore të gjakut dhe traktit tretës, me një histori sëmundje prej katër ditësh si referencë e kësaj gjendje. Në anamnezën e jetës shënuar në kartelën e të sëmurit referohet se ai vuan gjithashtu nga probleme të shëndetit mendor.

Gjatë qëndrimit në urgjencë, në momentin e parë ka refuzuar kryerjen e ekzaminimeve laboratorike dhe aplikimin e terapisë përkatëse, siç raportohet edhe në kartelën e pacientit nga mjeku i urgjencës, dhe më tej, me konsultën e realizuar nga mjeku gastrohepatolog, pacienti bindet për të marrë terapinë në urgjencë dhe shtrohet për ndjekje në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme.

Rreth orës 06:00 të mëngjësit të datës 30.11.2016, pacienti ka manifestuar shenja axhitimi dhe në këto kushte nga mjeku në shërbim, është kërkuar me urgjencë konsulta e psikiatrit. Konsulta e psikiatrit është kryer rreth orës 07:00, i cili pasi ka vlerësuar gjendjen e pacientit, ka rekomanduar trajtimin me anksiolitikë.

Pas incidentit të ndodhur pacientit i është dhënë ndihma e parë në Urgjencës Kirurgjikale në QSUT dhe pas vlerësimit të kryer është transferuar me urgjencë në Spitalin e Traumës për trajtim të mëtejshëm.

 

 

Etiketa: hedhje nga ballkonii semurei semure psiqikqsut
Pas

Mimi Kodheli: Kam dashur të bëhem faturino

Para

KQZ shtyn vendimin për ndarjen e mandateve. Debati PS-PD: Kemi kohë-s’kemi kohë

Para
KQZ shtyn vendimin për ndarjen e mandateve. Debati PS-PD: Kemi kohë-s’kemi kohë

KQZ shtyn vendimin për ndarjen e mandateve. Debati PS-PD: Kemi kohë-s’kemi kohë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Kriza në Kuvend, jo jashtë normave europiane”, Presidentja në Zvicër, pritet me nderime të larta dhe ushtri

Ministri Hasani në Sarajevë/Inauguron Ambasadën Shqiptare dhe forcon bashkëpunimin dypalësh

Goditen familjet mafioze kalabreze, rreth 100 të arrestuar në 15 qytete

“Fokusi te reformat, jo te data”, Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Megaoperacioni me miliona euro të sekuestruara, reagon SPAK: 500 kg kokainë do nisej nga Ekuadori

Presidenti i Afrikës së Jugut mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Trump

Moskonstituimi i Kuvendit, Osmani nga Zvicra: Barrën e vonesave e paguajnë qytetarët

Operacion i madh i antimafia dhe SPAK, nga “Gjyshja” te “Bisha”, mbi 40 të arrestuar, por kokat në kërkim

Britania e Madhe paketë ndihme 4 milionë paund në Gaza

Rrëshqitje dheu në Indonezi, 9 të vdekur dhe 11 të zhdukur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.