21:15 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

QSUT marrëveshje me qendrën spitalore “San Raffaele”, Rama: Në disa vite pacientët nuk do kenë pse të shkojnë në vende të tjera për t’u kuruar, do ta marrin këtu shërbimin më të lartë europian

11:01 | 28/04/2025
në Te Gjitha
0
QSUT marrëveshje me qendrën spitalore “San Raffaele”, Rama: Në disa vite pacientët nuk do kenë pse të shkojnë në vende të tjera për t’u kuruar, do ta marrin këtu shërbimin më të lartë europian

Kryeministri Edi Rama është shprehur se me firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me qendrën spitalore ‘San Raffaele’, pacientët shqiptarë nuk do të kenë pse të shkojnë jashtë për t’u kuruar, pasi në disa vite do të kenë këtu në Shqipëri shërbimin më të lartë europian.

Rama tha se me partneritetet e krijuara, synohet që QSUT të transformohet në një qendër ekselence për kujdesin shëndetësor në të gjithë Ballkanin.

Kreu i qeverisë tha se duan të transformojnë edhe Universitetin e Mjekësisë. “Qëllimi është që në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, të merren diploma të njëjta si ato të Vita San Raffaele”, tha Rama

Rama: Ne mund ta transformojmë qendrën (QSUT), në një qendër ekselence për kujdesin shëndetësor në të gjithë Ballkanin. Ne duam ë transformojmë edhe Universitetin e Mjekësisë dhe në të dyja këto bashkëpunime, që janë pjesë e së njëjtës marrëveshje. Synimi nuk është të kemi një partner më shumë, të kemi një konsulent më shumë apo që të bëjmë një binjakëzim më shumë.

Synimi është që deri në 2030, nga njëra anë QSUT të pësojë atë transformim së grupin e San Raffaele-s ka sjellë në Poloni, duke u përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha proceset, në menaxhimin e qendrës, në organizimin e gjithë jetës së përditshme dhe duke bashkuar në kuptimin e vërtetë të fjalës, profesionistët e dy anëve.

E njëjta ambicie është për Universitetin. E kemi shembullin e parë me Boku të Vjenës që ka filluar procesin e shkrirjes me Universitetin Bujqësor të Tiranë. Qëllimi është që në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, të merren diploma të njëjta si ato të Vita San Raffaele.

Marrëveshja e hap këtë kapitull dhe sot nuk është më çudi të imagjinojmë që në këto vite tu japim gjithë atyre që shkojnë në vende të tjera, për t’u kuruar, ta bëjnë në Shqipëri. Të marrin shërbimin e nivelit më të lart europian dhe tu japim mundësi të gjithë vajzave dhe djemve nga rajon të vijnë të studiojnë në Shqipëri dhe të marrin një diplomë të nivelit europian.

Pas

Eksportet e frutave dhe perimeve rritje me 26% në 3-mujorin e parë 2025

Para

Zëvendëspresidenti i Grupit “San Donato”: Investojmë në Shqipëri se ka stabilitet dhe siguri

Para
Zëvendëspresidenti i Grupit “San Donato”: Investojmë në Shqipëri se ka stabilitet dhe siguri

Zëvendëspresidenti i Grupit “San Donato”: Investojmë në Shqipëri se ka stabilitet dhe siguri

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.