22:07 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

QSUT nën hetim për stokun e ilaçeve të skaduara, kishin vlerë 7 milionë euro

10:32 | 14/03/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
QSUT nën hetim për stokun e ilaçeve të skaduara, kishin vlerë 7 milionë euro

Praktikat e tenderimeve të barnave të blera për farmacinë qendrore të Qendrës Spitalore Nënë Tereza, QSUT, gjatë viteve 2012-2018, që prodhuan një stok me barna të skaduara me vlerë miliona euro, janë duke u hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Një burim nga organi i akuzës  pohoi për BIRN se hetimi është përqendruar në identifikimin e personave përgjegjës, të cilët dyshohet të ketë shkaktuar një dëm financiar që sipas organit të akuzës, nga verifikimet e deri tanishme përllogaritet në vlerën e rreth 7 milionë eurove.

Sipas këtij burimi, hetimi ka përfshirë zyrtarët që kanë lejuar apo blerë medikamente në sasi të mëdha pranë aftatit të skadencës dhe ata që nuk i kanë përdorur para skadimit këto barna si edhe sasi të tjera të dhuruara të cilat kanë shkuar dëm pa jua dhënë pacientëve.

“Jemi duke hetuar se cilët janë zyrtarët e QSUT-së, të cilët kanë kryer blerjen e ilaçeve afër datës së skadencës,” tha prokurori. “Nga verifikimet e deritanishme dyshohet që vlera e medikamenteve të skaduara të arrijë shumën 7 milionë eurove,” shtoi ai.

Ky hetim i Prokurorisë ka ardhur pas një referimi të kryer nga Policia e Shtetit, e cila është bazuar në një investigimi të kryer nga BIRN i publikuar në shtator 2018.

Investigimi i BIRN, i cili bazohej në qindra faqe dokumente, zbardhte faktin se në farmacinë qendrore të QSUT-së ishte krijuar një stok me qindra mijëra medikamente mjekësore të skaduara, ndërkohë që pacientët përballeshin me mungesën e barnave ose detyrosheshin t’i blinin kundrejt çmimeve të larta në farmacitë private.

Sipas të dhënat që BIRN, rreth 93 për qind e ilaçeve në farmacinë qendrore në Maj 2018 ishin të skaduara dhe vetëm 7 për qind e tyre ishin ende të përdorshme për pacientët. Barnat e skaduara ishin akumuluar gjatë viteve 2012-2018 dhe sipas të dhënave të analizuara nga BIRN, kapin një kosto totale kontabël prej 481.8 milionë lekësh [rreth 3.9 milionë euro].

Në një reagim mbi stokun e ilaçeve të skaduara në 2 Nëntor 2018, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i cilësoi akuzat si shpifje.

“Ilaçi më i mirë, i paskadueshëm, përballë shpifjeve janë faktet dhe shifrat,” deklaroi ajo  “Një nga punët e bëra në katër vitet që drejtova Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ishte që i dhamë fund praktikës së blerjes së barnave në prag skadence, e bashkë me të, edhe pazarit që bëhej në kurriz të jetës së qytetarëve,” shtoi ajo.

Stoku i madh i ilaçeve të skaduara në farmacinë qendrore të QSUT është konsideruar një problem serioz edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH që në raportet e auditit për vitet 2014 dhe 2015, konstatonte se kishin shkuar dëm tonelata medikamentesh të tenderuara apo të dhuruara në Qendrën Spitalore Universitare. Për këtë situatë KLSH fajësonte keqmenaxhimin dhe praktikën e tenderimit të medikamenteve në prag të datës së tyre të skadencës.

Pjesa më e madhe e barnave të çuara dëm në farmacinë qendrore të QSUT-së trajtonin sëmundje mjaft të përhapura në Shqipëri, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, ato psiqike apo antibiotikë për trajtimin e një sërë infeksionesh bakteriale. Rreth 60 për qind e tyre rezultojnë të jenë blerë në vitet 2011-2013 dhe kanë dalë jashtë përdorimit në vitet 2014 dhe 2015. Pjesa tjetër rezulton të ketë skaduar gjatë viteve 2016-2018.

Në raportin e auditimit të publikuar në mars 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentonte faktin se situata në vitet 2014-2015 paraqitej tejet e rënduar me rreth 520 mijë medikamente të skaduara. Thuajse gjysma e sasisë, sipas KLSH-së ishin tenderuar me paratë e buxhetit të shtetit në vitet 2011-2013, ndërkohë që pjesa tjetër ishin donacione të kushtueshme, të cilat sistemi kishte dështuar t’i shpërndante në kohën e duhur te pacientët.

Kjo situatë ka vazhduar të jetë e njëjtë edhe për vitet në vazhdim. Nga një listë me 1200 lloje medikamentesh që gjenden në farmacinë qendrore, vetëm 315 produkte ishin të konsumueshme me afat skadence pas datës 9 maj 2018. Ndërkohë që në vitet 2014-2015, dëmi i shkaktuar nga ilaçet e skaduara ishte 172.7 milionë lekë, në vitin 2018 kjo shifër arriti në 447 milionë lekë.

Në raportet e saj, KLSH fajëson për situatën mungesën e një analize të plotë në QSUT për shkaqet që çuan në këtë situatë dhe përgjegjësitë direkte të zyrtarëve dhe nëpunësve që lejuan dhe mundësuan praktikat e këtyre tenderimeve dhe të atyre që nuk i shpërndanë barnat tek para afatit të skadencës.

Etiketa: ilace te skaduaraqsutSKANDALI ME ILACET
Pas

Kapet 21 kilogramë drogë në formë çokollate, arrestohen 5 persona në Durrës

Para

Ylli i Barçës, i habitur nga Zidane: S’është normale të kthehesh pas 9 muajsh!

Para
Ylli i Barçës, i habitur nga Zidane: S’është normale të kthehesh pas 9 muajsh!

Ylli i Barçës, i habitur nga Zidane: S’është normale të kthehesh pas 9 muajsh!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.