Rrjetet sociale shpesh mund të shkaktojnë një furtunë, në kohën e teknologjisë ku jetojmë. I fundit që e ka pësuar, është Tomi (Tomaso) Kasalini, zëvendës-trajner i ekipit të të rinjve të US Groseto në Itali.
Ai shkroi një koment fyes për 16-vjeçaren Greta Thanberg, e cila kohët e fundit ka marrë një vëmendje të madhe mediatike, teksa po ngre zërin për kauzën e saj, e cila konsiston në mbrojtjen e planetit Tokë, nga shkatërrimet që po i bën dora e njeriut.
Në një koment të shkruar nga ai në “Facebook”, tekniku shprehej: “Kjo k***ë. 16 vjeç dhe mund të shkosh në një betejë, mosha i ka këto”,shkruan Panoramasport
Pas këtij komenti që u bë viral, ka reaguar edhe klubi i Grosetos, që trajnerin tek të rinjtë ka vendosur që ta largojë nga klubi, për fjalët e thëna nga ai.