21:13 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I quajti pedagogët ‘bishti i kavallit’, Gjekmarkaj-Ramës: Ja çfarë bishti je ti

07:32 | 15/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I quajti pedagogët ‘bishti i kavallit’, Gjekmarkaj-Ramës: Ja çfarë bishti je ti

Zv/dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Agron Gjekmarkaj, u shpreh mbrëmjen e djeshme se gjuha që përdori kryeministri Edi Rama në takimin me pedagogët e Universitetit të Tiranës ishte shantazhuese dhe intimiduese.

Në një intervistë për mediat, ai u shpre se Rama mori peng Senatin e këtij Universiteti.

“Nuk e kanë përdorur kurrë pedagogët e Forumit për Liritë Akademike termin ultimatum, asnjëherë. Dëgjova që kryeministri na ka quajtur bishti i kavallit, në fakt dua të them se Kryeministri sot u soll si bishti i etikës, çfarë ne nuk e prisnim.

Kam respekt për Kryeministrin e vendit tim se është institucion por nuk e kam frikë për asnjë çast Kryeministrin e vendit dhe nuk pranoj të përqeshem dhe të tallem nga kryeministri i vendit tim.Sot skena ishte vërtet e mjerueshme, në njëfarë mënyrë ai mori peng Senatin e Universitetit të Tiranës dhe gjuha që përdori ishte intimiduese, shantazhuese, ishe një gjuhë e papranueshme për trupën akademike të Universitetit të Tiranës”, tha Gjekmarkaj.

I pyetur nëse e kërkojnë zgjidhjen tek qeveria për problemet e menaxhimit të brendshëm, ai tha se Qeveria ka detyrim të bëjë një ligj funksionues për Universitetin e Tiranës, sepse ligji ka 2 vjet e gjysmë pa akte nënligjore.

“Nuk themi që ligji është terësisht i keq, por në një pjesë të tij ka dështuar.Kryeministri tha se ligji nuk ndryshohet, ligji nuk është një piramidë si piramidat e Egjiptit, është i shkruar nga njerëzit për tu shërbyer njerëzve dhe kur ka diçka që nuk funksionon ligji përmirësohet, ligji ndryshon dhe ligji vihet sërish në shërbim të komunitetit. Edhe Ramiz Alia insistonte se nuk do ti hiqej kurrë emri i Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës por jo vetëm iu hoq emri por ra edhe monumenti i Enver Hoxhës pa javë më pas”, u shpreh ai.

Në vijim pedagogu tha se ne presim që qeveria dhe kryeministri të reflektojnë dhe të ulen të bisedojnë sepse vetëm pardje u mblodhën rreth 130 pedagogë të Universitetit të Tiranës që ishte një organizim i shpejtë aty për aty, mendo që pas disa ditësh do të kemi shumë më tepër.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: edi ramarama
Pas

HOROSKOPI. 15 SHKURT 2018

Para

Pas kësaj fotoje, mos kini asnjë dyshim nëse Luana Vjollca është e lidhur

Para
Pas kësaj fotoje, mos kini asnjë dyshim nëse Luana Vjollca është e lidhur

Pas kësaj fotoje, mos kini asnjë dyshim nëse Luana Vjollca është e lidhur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.