Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me sistemin e sigurisë ushqimore në vend duke theksuar se nuk ka qënë dhe nuk është perfek.
“Duke marë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standarteve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm.”, u shpreh Peleshi.
Deputeti i LSI-së Edmond Panariti ka ngritur sot alarmin në lidhje me cilësinë e qumështit vendas. Sipas tij gjysma e mostrave të qumështit vendas të analizuara kanë dalë me aflatoksinë, substanca kancerogjene.
“Aflatoksina eshte substance kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe rezistente ndaj perpunimit termik. Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit.”, Panariti.
REAGIM:
Sistemi i sigurisë ushqimore në vend nuk ka qënë dhe nuk është perfekt. Pikërisht sepse bëhet fjalë për siguri ushqimore ndërhyrja duhet të jetë radikale. Ashtu sic u bë dhe po vazhdon të bëhet me ciklin e mishit, sikurse e kemi lajmëruar edhe më përpara do të ndërhyjmë në mënyrë po aq radikale edhe në ciklin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit.
Duke marë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standarteve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm. (J.V/Faxweb)