Është i njëjti skenar i të gjitha seancave të fundit, Lulzim Basha kreu i PD-së ka bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa seanca është mbyllur për 10 minuta.
Pas kësaj opozitarëve jiu duhet që të zgjedhin si mjet komunikimi rrjetet sociale, pasi mediat janë të detyruar që të dalin jashtë sallës së kuvendit.
Një moment që ka rënë në sy jo pak, ka qenë e qeshura me lot e kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.
E qeshura e Ballës ka paraprirë nga një lapsus nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka ngatërruar një fjalë në anglisht.
Ai ka shkëmbyer vazhdimisht batuta me kreun e kuvendit Gramoz Ruçi, i cili ka pranuar se edhe pse nuk di anglisht, arriti të kuptonte se fjala e thënë nga Berisha ishte gabim.
(E.K/FAXWEB.AL)
Për më shumë shihni fotot: