Një vajzë e re nga Koreja e Veriut ka treguar historinë e saj të jetesës në këtë shtet dhe vështirësitë që ka hasur.
Tashmë ajo është larguar nga Koreja e Veriut dhe tregon tmerrin që ka kaluar në atë vend, ku sipas saj as dashuria nuk lejohej të shfaqej dhe nuk ishte e lirë.
“Më duhet ta bëj këtë pasi nuk jam vetëm unë, flas në emër të të gjithëve. Këtu janë njerëzit që duan t’i tregojnë botës çfarë ata dëshirojë të thonë. Koreja e Veriut është një vend i paimagjinueshëm. Ka vetëm një televizion në vend. Nuk ka internet. Nuk jemi të lirë të këndojmë, të shprehemi, të vishemi ose të mendojmë çfarë të duam. Koreja e Veriut është i vetmi vend në botë që ekzekutohen njerëzit pasi bëjnë telefonata të autorizuara ndërkombëtare. Koreanët e veriut janë të terrorizuar edhe sot. Kur unë po rritesha në Korenë ne Veriut asnjëherë nuk pashë një histori dashurie mes një burri dhe një gruaje. As libra, as këngë, as filma me histori dashurie. Nuk kishte Romeo dhe Xhuljetë. Çdo histori ishte propagandë për diktatorin Kim.”, shprehet adoleshentja. (J.V/Shuplaka)