Kryeministri Edi Rama, u refuzua të dialogojë nga studentët para Ministrisë së Arsimit, poa shtu edhe mbrëmjen e djeshme nga studentët në studion e emisionit “Opinion”, ku njëzëri ata refuzuan që ta kishin kryeministrin në studio.
Sot Kryeministri ka zgjedhur që të shkojë në studion e emisionit “Top Show”, dhe të përballet me disa ‘studentë’, që një nga një po rezultojnë militantë të Rilindjes.
Pas studentit Mario Hysenlliu, i cili ishte i pari që u përball me kryeministrin Rama, një tjetër studentë është demaskuar nga qytetarët.
Në adresë të Faxweb.al, ka mbërritur një tjetër denoncim, ku Anxhela Bakiasi shihet se është militante e “Rilindjes”.
Për më shumë shihni fotot e mëposhtme: