07:15 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qytetarët e denoncuan për pronat në Karaburun, Brikena Ukperaj kaloi ‘Vettingun’

11:15 | 25/06/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qytetarët e denoncuan për pronat në Karaburun, Brikena Ukperaj kaloi ‘Vettingun’

Ditën e sotme ka qenë radha e e kryetares së Gjykatës së Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj (Lubonja) për të dalë para trupës gjykuese në Komisionin e Pavarërur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese përbëhej nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja. Vetë gjyqtarja mori pjesë ne seancë.

KPK bëri me dije se Ukperaj e justifikon pasurinë.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Ukperaj zotëronte rreth 247 mijë lekë pasuri përpara fillimit të detyrës në vitin 2006. Në fund të vitit 2016, pasuria familjare e saj kap vlerën e 7.7 milionë lekëve ku pjesën kryesore të rritjes e përbën blerja e një apartamenti.

Në vitin 2012, gjyqtarja ka blerë një apartament në Selitë të Tiranës me vlerë 44 877 euro. Burimi i kësaj pasurie është një kredi bankare prej 5 milionë lekësh si dhe 9 mijë euro hua të marrë nga prindërit, shumë e cila rezulton e pashlyer deri në fund të vitit 2016.

Ndërkohë kujtojmë se tre ditë më parë Ukperaj është denoncuar nga dy qytetar se ka qenë në shkelje me ligjin, në lidhje me disa porna në Karaburun.

HISTORIA E DOSJES SË KARABURUNIT:

Dosja Karaburuni. Hetimi filloi nga një kallzim i një prej familjeve trashëgimtare e nje pjese te Karaburunit, familje e cila është nga fshati Dukat i qytetit të Vlores. Pas kallzimit të tyre filloi hetimi nga prokuroria e qytetit të Vlores dhe pas një muaji hetimi u zbuluan dosje gjyqësore totalisht fallco në arkivën e gjykatës së qytetit të Vlorës.

Koka e skëmes së falsifikimit të pronave në Karaburun, Zvernec, Palasë etj është shtetasi Pëllumb Petriti në rolin e ndihmesit të tij ligjor është shtetasi Enkes Hysendhimaj, i cili u arrestua së bashku me arshivisten dhe noteren Elona e cila ishte kushërira e Ilirjan Muhos si dhe nusja e shokut të ngushtë e avokatit Enkes Hysendhima me të cilit kishte punuar në Aluiznin e Vlorës.

Skema e falsifikimit ishte e tillë. Këta shtetas pasi kishin siguruar një vendim e nxjerrë nga agjensia e kthimit të kompesimit te pronave me numer 100 i cili në të vertetë bënte fjalë për një pronë brenda qyetit të Vlores, shtetasi Pellumb Petriti i fshinte përmbajtjen poshtë dhe e ka përdorur për te gjithe pronat e bregdetit perfshire dhe karaburunin.

Shtetasi Pëllumb Petriti në rastin Karaburuni gjeti shtetasin Raimond Mezi një njeri të pashkolluar dhe me profesion varrihimes duke e blere më pak para falsifikoi si gjithmonë vendimin nr.100 si dhe vendimin e gjykates e beri kete shtetas me prona te trashëguara në Karaburun.

Më pas këte dosje e arshivonte në gjykatë. Pas arriti të rregjistronte pronën në zyrën rregjistrimit të pronave në Vlorë me ane te prokure te leshuar nga shtetasi Rajmond Ziu e bere nga noterja elona dhe e perpiluar nga avokat Enkesi i jepte te drejten shtetasit Pellumb Petriti te bente cdo veprim me kete prone, dmth duke e shitur ate te treteve.

Pasi u vërtetua e gjithë skema e vjedhjes me anë të falsifikimit, u kryen dhe arrestimet e avokatit Enkës Hysendhimaj, notere Elonës, arshivistes së gjykates si dhe duke bërë shpallje në kërkim të shtetasit Pëllumb Petriti.

 

 

Etiketa: BrikenakaloiVettingun
Pas

Salianji nxjerr fotot: Si shpëtoi nga burgu Edi Lika, dje u kap me miliona euro

Para

Apeli lë në burg përjetë Denis Shtrazën, rrëmbeu dhe torturoi për vdekje Gazmend Çollakun

Para
Dënohet me burgim të përjetshëm Denis Shtraza, rrëmbeu dhe vrau Gazmend Çollakun

Apeli lë në burg përjetë Denis Shtrazën, rrëmbeu dhe torturoi për vdekje Gazmend Çollakun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.