Kryeministri Edi Rama e konsideron të turpshëm nxitjen e komunitetit rom sipas tij për të inskenuar shfaqje të rrezikshme.
Reagimi vjen pas publikimit të një video në Levan të Fierit ku pjesëtarë të këtij komuniteti marrin ndihma shumë pranë njëri-tjetrit pa zbatuar distancimin social.
Kryeministri Rama ne Twitter:
E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke pērdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë #Çnjerëzore