Një numër shumë i madh qytetarësh ndodhen tashmë në të gjithë zonën e qendrës së Tiranës, tekssa fadromat e IMT-së kanë rrëzuar në tokë godinën e Teatrit Kombëtar. Policia sakaq ka shoqëruar dy ish deputetët e LSI-së Floida Kërpaçi dhe Endrit Braimllari.
Qindra qytetarë tashmë po tentojnë që të çajnë kordonin policor që është në të gjitha anët e qendrës, ndërkohë që numri i të shoqëruarve është rritur moment pas momenti. Vijon…
\
Që prej orësh 04;30 të mëngjesit të sotëm qindra, për të mos thënë me mijëra punonjës policie, një pjesë e të cilëve të armatosur, ndërhynë në ambientet e Teatrit Kombëtar duke shoqëruar me dhunë një pjesë të mirë të artistëve.