Zenel Hoxha, President i Dhomës Britani – Shqipëri, gjatë një interviste për “Fax Neës” ka folur për projektligjin e amnistinë fiskale që po bën gati të miratojë qeveria shqiptare.
Sipas Hoxhës, amnistia fiskale nuk pritet të japë ndonjë efekt të madh te emigrantët shqiptarë që janë të paregjistruar në Britani.
“Shqipëria ka një përvojë sa i përket amnistisë fiskale. Nëse do të ndodhë edhe kjo që po diskutohet i bie të kemi 3 amnisti fiskale që nga viti 2010, 2017 dhe tashmë jemi në vitin 2022. Amistia fiskale kryesisht iniciohet nga shumë arsye, mund të them për ata që ndodhi në vitin 2010 ishte shtysë kriza ekonomike globale. Aktualisht në këtë periudhë dihet që bota nuk ka prodhuar një krizë të përgjithshme globale për dekada sesa në ditët që po jetojmë sot, kjo dihet për shkak të pandemisë dhe papritur ndodhi ajo që nuk parashikohej, lufta në Ukrainë e cila ka pasur efekte globale dhe për pasojë cmimet jo vetëm të shportës por gjithçka janë rritur në përmasa të paimagjinueshme dhe kjo ka sjellë një krizë të thellë aq më tepër për vendin tonë që është një ndër vendet më të varfra në Europë dhe me probleme të mëdha. Qeveria aktuale po mendon që të realizojë një amnisti fiskale në këto momente është e vështirë. Dihet që ajo ka efektin e vet pra mbushja e buxhetit menjëherë gjë e cila është arsyeja kryesore për të pasur një amisti fiskale. Shqipëria ka favorin që 2/3 e popullsisë jeton jashtë shqipërisë dhe mendon që me këtë rast të ftojë edhe diasporën për të bërë pjesë e kësaj amistie. Konkretisht edhe komuniteti shqiptar që jeton në Londër që po artikulohet se ka arritur rezultate të larta ekonomike.
Është komunitet i konsoliduar, ka kushte të mira integruese dhe shumica prej tyre janë të angazhuar në punë të ndryshme dhe unë nuk i shikoj si një kontingjent që mund të kontribuojnë në këtë amnisti fiskale pra për ata që kanë 30 vite punë dhe që bashkëpunojnë me sistemin aty. Ky projektligj bën fjalë për shqiptarët që punojnë jashtë vendit të paregjistruar dhe ndoshta ky apel i drejtohet atyre. Për këtë nuk ka shifra të qarta. Eksperienca ime pra nuk do të jetë ndonjë pritshmëri e madhe pasi dihet që ata që nuk janë të regjistruar kanë më shumë kosto për sa i përket qëndrimit aty dhe problemeve të tjera që ka si komunitet i paangazhuar në sistemin britanik. Dua të tërheq vëmendjen e opinionit që mos kenë pritshmëri të madhe për ata që kontribuojnë me të ardhurat e tyre si pasojë e amnistisë fiskale. Amnistia ka pozitive që bën të mundur zgjerimin e bazës së taksapaguesve por është penalizuese për ata që prej 30 vitesh kontribuojnë dhe paguajnë rregullisht. Amistitë con sinjale dekorajuse te komuniteti serioz që janë shtylla e zhvillimit ekonomik të vendit. Do ti sugjeroja shtetit shqiptar që të inkurajojnë këtë komunitet që të bashkëpunojnë me sistemin. Është një iniciativë politike”, tha Hoxha.