17:54 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qytetarët në burgje se rregullojnë çatitë, heshtje kur prefekti i Tiranës ngre pallatin

00:09 | 01/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qytetarët në burgje se rregullojnë çatitë, heshtje kur prefekti i Tiranës ngre pallatin

Ndërkohë që qytetarët e thjeshtë dërgohen burgjeve për shkak të ndërtesave pa leje apo u refuzohet leja, bëjnë shtesa apo ndërrojnë çatitë, e njëjta gjë nuk ndodh me ata që kanë poste të rëndësishme në shtet.

Gazeta Telegraf sjell në vëmendje një ndërtesë në zonën e ish-zyrës Shërbimi Funeral “ALBA-2000” tek “Medreseja”, godinë të cilës po i shtohen edhe disa kate të tjerë. Sipas gazetës, ndërtimet po bëhen nga prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi. “Pse lejet u jepen vetëm shtetarëve?”, kjo është pyetja që ngacmon gazetaren.

Më poshtë renditen dy fakte, të njëjtë në përmbajtje, por krejt të kundërt në qëndrimet e shtetit ndaj të drejtave të qytetarëve:

  1. Në datën 7 maj 2016, në aksin rrugor nacional në Qerret të Kavajës, nëna e 3 fëmijëve, shtetasja S. Negollari, së bashku me 2 fëmijët e saj foshnja, kanë humbur jetën në aksident automobilistik, duke udhëtuar drejt Rrogozhinës, ku së bashku me fëmijët do të takonte bashkëshortin e saj, të burgosur për shkak se kishte nisur të rikonstruktonte banesën pa leje, e cila nuk u jepej prej shtetit edhe pse ishte kërkuar 34 herë.
  2. Gazeta “Telegraf”, ka marrë disa ditë më parë, një denoncim faktik, me këtë tekst: “Jemi një çift pensionistësh në Tiranë. Prej afro 10 vitesh, jetojmë në një banesë me çati të rrënuar, me rrezik për jetën. Disa kohë më parë, dy fëmijët që punojnë në emigracion, na dërguan një vlerë financiare në euro, që ta përdornim për riparimin e çatisë së kalbur të banesës. Me mendjen, se është e drejta jonë të bëjmë meremetime në banesën që na rrezikon jetën e shëndetin, nisëm punën për të ndërruar krejt çatinë e shtëpisë. Pas 2 ditësh, na erdhi policia e cila, pasi rrethoi banesën me shirit të shkruar “Zonë krimi”, më urdhëroi: Mos i vazhdo më punimet, se do të përfundosh në burg si të tjerët…”. Ky qëndrim më çuditi, kur tek “Medreseja”, një ndërtesë ish-zyrë Shërbim Funerale “ALBA-2000”, po lejohet ta çojë çatinë në qiell, duke shtuar disa kate”. 

Ky nuk është i vetmi rast, mirëpo është rasti më i freskët, ku ligji nuk zbatohet njëlloj si për qytetarin e thjeshtë, ashtu edhe për funksionarin e lartë dhe politikanët. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: foto
Pas

Edi Rama me avion nga Zvicra për takim urgjent me Ilir Metën. Firmoset marrëveshja e koalicionit, zbulohet ”Kumbari”

Para

HOROSKOPI 01/04/2017

Para
HOROSKOPI. 10/12/2016

HOROSKOPI 01/04/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Tjetër telefonatë mes Putin dhe Netanyahut, dy liderët diskutuan çështjen e Iranit

Tesla “merr me të mira” drejtorin ekzekutiv, Elon Musk-ut i dhurohet 29 miliardë dollarë

Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.