04:02 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Qytetarët në ”Fax News” “masakrojnë” specialisten e AKU-së: A pini ju ujë çezme me myk?! (VIDEO)

08:00 | 21/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qytetarët në ”Fax News” “masakrojnë” specialisten e AKU-së: A pini ju ujë çezme me myk?! (VIDEO)

Siguria ushqimore është padyshim një nga temat më problematike me të cilën ndeshen shqiptarët. Kjo ka qenë tema e diskutimit sot në emisionin e mëngjesit në ‘’Fax News” me gazetarin Rezear Xhaxhiu.

Ai ka pasur të ftuar specialisten e AKU-së, Edlira Dibra, e cila deri në fund u përpoq  që të mbronte punën e institucionit ku ajo punon.

Ajo që është vënë re ka qenë interesi i jashtëzakonshëm i qytetarëve të cilët ‘’kanë masakruar” me pyetje inspektorën.

“Ne nuk mund të themi që ne kemi 100% siguri ushqimore, po 90% e kemi. Kjo pasi AKU-ja ka një proces të kontrollit zinxhir. Nuk mund të themi që helmimi nga ushqimet është si shkak vetëm nga ana e proceve prodhuese, ccdo të thotë kjo, nëse ne në market e shohim që sallamrat, mishrat ruhen në temperatura të caktuara, edhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë në shtëpitë tona.

Ndoshta 90% është edhe një shifër pak e pabesueshme për njerëzit, po unë mbështetem në faktin se kemi nisur një aksion ndaj dyqaneve të mishit, pijeve alkoolike, në këtë mënyrë ne themi që po punojmë dhe po garantojmë cilësinë ushqimore”, u shpreh Dibra.

Xhaxhiu: Raporti i KLSH-së thotë që 36% e bizneseve është në informalitet.

Dibra: Sikurse thamë që siguria ushqimore është një sfidë, AKU ushtron aktivitetin e saj nga jugu në veri. AKU-ja është autoritet inspektues dhe jo autoritet policor.

Qytetari: Pse nuk kërkoni që në ushqime të shënohet fakti që ka konservantë, nëse e hap kosin për dy jave ai nuk prishet, kjo tregon edhe njëherë tjetër sasinë e lartë të konservantëve që janë përdorur në të?

Dibra: Unë në rradhë të parë më vjen mirë që kemi një njeri të informuar. Unë nuk mund të them që kosi nuk ka konserantë, po e ka në atë sasi të lejueshme. Ne në këto biznese kontrollojmë të gjitha zinxhir.

Xhaxhiu: Raporti i KLSH-së thotë që ushqimet që prodhohen në Shqipëri nuk kontrollohen, kë të besojmë ne?

Dibra: Unë besoj kontrollorët e mi…

Xhaxhiu: Pse duhet që të besoj unë kotrollorët e tu?!

Dibra: E gjitha kjo është një çështje dhe e infrastrukturës, prandaj ne kemi kërkuar edhe ndihmën nga ana e ministrit të bujqësisë dhe sidomos të kryeministrit Rama. Çdo inspektor ka me vete dhe paketën e masave që i duhet për të transportuar me vete monstrat që merr në biznese.

Qytetarja: Zonjë çfarë uji pini ju?

Dibra: Të dyja llojet e ujit, edhe ujin e çezmës dhe atë që blihet.

Qytetarja: Në zonën ku unë jam uji vjen era mykë, a keni ju akses në kontrollin e ujit?

Dibra: Kjo është një analizë që kryhet nga ana e Shëndetit Publik, dhe ne më pas kontrollojmë monstrat që na vijnë.

Xhaxhiu: Me historinë e specit, të domateve a merret AKU-ja?

Dibra: Po, po merret sigurisht. Unë personalisht jam specialist sa i përket produkteve me orgjinë shtazore.

Xhaxhiu: Zonjë ku duhet ta mësoj unë bizneset me shkelje që ju gjeni, pse nuk i bëni me dije medias?

Dibra: Kanë filluar të dalin në web-sajtin  e AKU-së.

Qytetari: Jam i gatshëm që tua nxjerr me filmime që asnjë nga thertoret në Kukës nuk janë mbyllur.

Dibra: Na lër numrin në mënyrë që të kontaktojmë me grupin e kontrolli që ka mbërritur nga Tirana në Kukës.

(E.K/Faxweb)

Etiketa: AKUDibrafax newsqytetaret
Pas

Pse vajzat inteligjente e kanë më të vështirë të gjejnë mashkullin e duhur

Para

Shqiptarja shpallet futbollistja e vitit në Suedi

Para
Shqiptarja shpallet futbollistja e vitit në Suedi

Shqiptarja shpallet futbollistja e vitit në Suedi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.