Policia sllovene përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra qytetarë që protestuan kundër kufizimeve të ashpra. Policia tha se rreth 8,000 njerëz morën pjesë në demonstratë, duke e bërë atë më të madhen deri më tani kundër kufizimeve shëndetësore në vendin e vogël Alpine me dy milionë banorë.
“Policia ndërhyri për të shpërndarë tubimin pasi protestuesit filluan të hedhin shishe, gurë dhe fishekë zjarri,” tha një deklaratë e policisë.
Faqja private e lajmeve N1 raportoi se disa oficerë ishin plagosur dhe disa protestues ishin arrestuar ndërsa grupet më të vogla vazhduan të përlesheshin me policinë në qendër të kryeqytetit Ljubjana. Kufizimet e fundit që hynë në fuqi të Mërkurën përfshijnë të ashtuquajturën certifikatë “PCT” si kusht për të shkuar në punë ose për të vizituar dyqanet.
Për të marrë një certifikatë qytetarët do të duhet të jenë ose të vaksinuar, testuar ose të jenë shëruar nga virusi. Kjo vjen pasi numri i atyre të infektuarve rritet me vetëm 45 përqind të popullsisë të vaksinuar.
Policija po letu dni znova uporabila vodni top. Več videoposnetkov iz središča Ljubljane in PRENOS V ŽIVO pa lahko spremljate na naši spletni strani ??https://t.co/xyIyAr0SbE pic.twitter.com/vvnqfuRnrF
— N1 Slovenija (@n1slovenija) September 15, 2021
(B.V/Faxweb.al)