Ditën e sotme në ambientet e parkut të Liqenit Artificial në Tiranë, dhjetra qytetarë kanë protestuar kundër memorialit turk të vendosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në përkujtim të përkujtim të 251 viktimave të grushtit të shtetit në 15 korrik të 2016 në Turqi, në mbështetje të Erdoganit.
Sot qytetarët janë mbledhur për të protestuar kundër vendosjes së këtij memoriali, por edhe bashkia kishte marrë mase për ruajtjen e memorialit i cili ishte rrethuar me dhjetra punonjës policie.
Kjo ka sjellë edhe përplasje të policisë me qytetarët. Policia e cila ka rrethuar memorialin, ka ndaluar qytetarët që ti afrohen memorialit.