Në hyrje të Portit të Durrësit, po mbahet një protestë nga qytetarët kundër mbërritjes së mbetjeve toksike. Qytetarët në hyrje të portit kanë vënë një banderolë me mbishkrimin “Mbetje të rrezikshme, qeveri toksike”, ndërsa mbajnë në duar edhe pankarta të ndryshme.
Në protestë është i pranishëm edhe deputeti demokrat i Durrësit,Oerd Bylykbashi. Protesta ka ndaluar hyrjet dhe daljet në port prej disa minutash, ndërsa aty ndodhen prezente edhe forca të policisë.