Kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin e ligjit për Bashkëqeverisjen është shprehur se qytetarët duhet të jenë dëshmitar të denoncimeve të padrejtësive që bëhen në zyrat administrative.
Rama është shprehur se shpesh qytetarët janë të zhgënjyer nga ankesat e bëra, por tashmë koha ka ndryshuar dhe ankesat e tyre kalojnë direkt tek ministri, duke marrë drejtim.
Ndër të tjera ai ka theksuar se sanksionet dhe masat që do të merren ndaj bashkive do të bëjnë që ato të jenë më pranë qytetarit dhe problemeve që ato kanë.
“Ne i dimë problemet e pushtetit gjyqësor ndaj kemi ndërmarrë reformën në drejtësi, por ajo nuk është një projekt një rrugë që ka afat, por është një proces i gjatë. Reforma në drejtësi duhet të ishte bërë 20 vite më parë, por nuk është bërë e tani vijon të jetë në pushtet. Ne akoma nuk i kemi dhënë shumë zgjidhje shumë ankesave të pushtetit vendor. Por dhënia e përgjigjes dhe zgjidhja e qytetarëve është detyrim, sa i përket bashkive sanksionet do të bëjnë që të jenë shumë më pranë njerëzve dhe fakti që një institucion i caktuar shtetëror nuk i është përgjigjur qytetarët. Kjo është një luftë individuale me mendësinë, pasi shumë shpesh ne preferojmë që të paguajmë dhe jo të ankohemi.
Këtë e kuptoj pasi kur platforma nuk ishte shumë në funksion dhe kur ankohej nuk merrej parasysh, por që e rëndësishme tashmë është që të gjithë ta kuptojnë këtë dhe ta vënë në provë të gjithë. Është kollaj të flasësh për korrupsionin por kur vjen puna që të ankohesh për një ryshfet ti vijon të paguash duke u bërë pjesë e korrupsionit, por me sistemin e ngritur ti në kohë reale e vë në alarm qeverinë. Të gjithë ankesat që kanë të bëjnë me pushtetin ekzekutiv, shkojnë direkt te ministri përkatës dhe ai duhet që të reagojë direkt. Tashmë ai që të vonon apo të merr lek të vuajë pasojat dhe jo ti, kjo është dhe logjika e ligjit të ri”, ka thënë kryeministri Rama