Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “360 gradë”, u ka bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë ndaj qeverisë dhe ta përmbysin atë në mënyrë që t’i hapet rruga integrimit të vendit.
Teksa tha se nuk po zgjidhet bojkoti si mjet i opozitës kundër qeverisë, shtoi se vendi është në një grusht shteti, për shkak të asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk po zgjidhet bojkoti si një mjet. Vendi është në kushtet e grushtit të shtetit. Në mënyrë absolute. Në çdo manual klasik të grushteve të shtetit, asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese përbën grusht shteti brenda shtetit kur një pushtet merr pushtetin e një pushteti tjetër. Sot Edi Rama ka marrë pushtetin e drejtësisë. Në këtë rast, qytetarëve shqiptarë u lind e drejta të reagojnë me çdo mjet, me çdo çmim kur të dojnë”, – tha Berisha, ndërsa shtoi: “Shqiptarët të mobilizohen ta përmbysin dhe të hapin rrugën”.
Ndërsa u ndal tek mosbindja civile, Berisha tha se është e vetmja mënyrë për të larguar Ramën nga pushteti, në të kundërt ai nuk largohet.
“Pa mosbindje civile Edi Rama nuk largohet dhe nuk hap rruggën për zgjedhje. Ka lloje të ndryshme të mosbindjes civile, se cilën do të zgjedhë opozita atë nuk e di”, – tha Berisha.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post