Përpara ambjenteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës qytetarët qëndrojnë të vendosur me protestën e tyre. Për ‘’Fax News’’ ata shprehen se nuk do të lëvizin prej aty deri në lirimin e 23 personave që u arrestuan në Kukës.
Në ambientet e jashtme të Drejtorisë së Policisë shihen dhe disa deputetë demokratë, të cilët kanë ofruar mbështetje për familjarët e të arrestuarve.
Mes protestuesve dhe policisë ka pasur një tjetër tension, pasi uniformat blu thonë se qëndrimi në trotuar është i paligjshëm.
Nesër pritet të rishikohet masa e sigurisë për të gjithë personat e arrestuar. (E.K/FAXWEB.AL)