Rasti ku njerëzit shtypen me njëri-tjetrin nuk ndodh vetëm në Elbasan, por edhe në Tiranë.
Mesa duket kryeqyteti nuk po i ndahet problemeve me linjat e autobusave.
Këtë radhë, është një qytetar ai që ka raportuar për portalin “Jeta Osh Qef”, i cili ankohet se në linjën e Ndroqit, njerëzit shtypen si “derra” në autobus.
Pavarësisht se para një viti u rrit çmimi i biletave, situata problematike vazhdon, ndoshta jo vetëm në këtë linjë.
“Po shtypemi si derra. Kjo situatë është përditë tek autobusët e linjës së Ndroqit. Përkeqësohet më shumë ditët kur ka nxënës shkollash”, shkruan qytetari.
Ai i ka dërguar edhe një video portalit në fjalë, në të cilën dallojnë qartë kushtet skandaloze me të cilat udhëtojnë qytetarët. (D.D/Shuplaka)