Në telefonat tonë shpesh na vijnë edhe “sms” nga ministrat e kabinetit Rama ku na pyesin sesi na duket puna apo reformat që ata kanë ndërrmarrë gjatë qeverisjes së tyre.
Këto janë “sms” tipike që kanë shoqëruar punën e ministrave në 4 vitet e fundit, me qëllimin për të mësuar reagimin e qytetarëve.
Këtë gjë ka bërë edhe ministrja Milena Harito e cila ka pyetur një qytetar “sesi i duket cilësia e shërbimit në sportelet e Hipotekës së Tiranës. Madje kërkohet një përgjigje me një “sms” falas nga ana e qytetarit.
Por nuk ka mjafuar vetëm kjo. E njëjta ideologji mesazhi i ka ardhur përsëri qytetarit në telefonin e tij por këtë herë nga një ministër tjetër, nga ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Këtë herë ai pyetet “sesi është cilësia e shërbimit në Zyrën e Punësimit Tiranë”.
Qytetari është revoltuar ndaj këtyre sms-ve dhe ka shpërthyer dhe ku ka theksuar se ky është një abuzim i tepërt dhe tallje ndaj tyre.
“Jeni thjesht amatorë të paaftë, servila dhe gënjeshtarë që po abuzoni me taksat dhe të ardhmen tonë”, shprehet qytetari në “sms”-në që i ka kthyer ministres Harito.
Këto sms duken qartë në foton e mëposhtme të publikuar nga “Qytetarët për Parkun”. (J.V/Shuplaka)