Deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Donald Lu, kryeministri Edi Rama iu përgjigj përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Megjithatë çështja më e nxehtë e tre ditëve të fundit, ajo e shmangies nga dënimi i vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është temë qëndrore e komentuesve në statusin e kryeministrit.
Komentit të njërit prej tyre që i ka kërkuar të shkarkojë Fatmir Xhafën, si ministër ‘me njollë në biografi’, Rama i është përgjigjur se nuk është as Enver Hoxha dhe as Sali Berisha që të merret me biografinë e njerëzve.
E çuditshme në përgjigjen e kryeminsitrit është fakti se Enver Hoxhës i është drejtuar Ai me ‘A’ të madhe në mes të fjalisë, ndërsa Berishës, ai me ‘a’ të vogël – duke evokuar kështu nostalgji për atë që sipas Ramës gjithmonë, ngelet version original i asaj që Berisha është thjesht një kopje. Të jetë ky qëllimi i shprehjes së kryeministrit?
(E.L./Faxweb)