Kryeministrit Rama komentuesit në rrjetet sociale i kanë tërhequr vëmendjen për gjendjen në të cilën ndodhet rruga e vjetër që lidh Tiranën me Durrësin.
Pas bllokimit të autostradës për shkak të rikonstruksionit, qytetarëve iu duhet ta përdorin sërish këtë aks.
Dhe për këtë ata i kanë kërkuar Ramës që të ketë një investim, pasi është e këndshme dhe sa i përket pamjes së saj në natyrë. Rama është shprehur se ky aks është marrë në studim, dhe shumë shpejt do të bëhen të ditura dhe rezultatet.
Komentuesi: O Zoti kryeminister po rrugen plepa ndroq pse sbeni asnje investim qe esht katandisur mos me keq nje nga perlat me te bukura nje natyr e pa pershkruar gjynah qe esht katandksur ne kte gjendje. Se shumica e ketyre banues ne kte zon voten ju,ju a ka dhenn..
Rama: E di Erjon e di, e kemi futur ne studimin e rindertimit e zgjerimit te rruges Tirane-Durres, ndertimit te rruges se re Kashar-Rrogozhine dhe rindertim zgjerimit te rruges Rrogozhine-Fier! Deri ne mes korrik do kemi gati studimin e do vleresojme rezultatin
(E.K/FAXWEB.AL)