Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama është futur sërish në replika me ndjekësit e tij në Facebook, pas një postimi ku shpreh respektin për punonjësit e Mrizit të Zanave në Lezhë.
“Respekt respekt respekt për jetëdhënësit e Mrizit të Zanave në Lezhë që e bëjnë çdo ditë atë oaz të bukurisë së shpirtit sipërmarrës, një shembull fantastik të suksesit përmes forcës së ideve, vullnetit për punë dhe kulturës së komunikimit me njerëzit? Faleminderit që ekzistoni”, shkruan Rama në postim.
Mirëpo një qytetar ka komentuar me ironi: “Ishalla ste shkojn keq planet se do besh ndonje vet vrasje”. Por kryeministri, siç bën zakonisht kur njerëzit e kundërshtojnë, nuk ka vonuar të kundërpërgjigjet.
“Mondi, mos na e turpero Librazhdin me fjalite e Saliut ne gojen tende aman te keqen, se me mire te vrasesh veten pastaj se te rrosh si papagall i Saliut”, shkruan Rama.
Duket se kryeministri e ka marrë mjaft seriozisht komentin, pasi i ka përmendur qytetarit edhe emrin e qytetit ku jeton, Librazhdin. Por që nuk përmendet në komente, por vetëm në profilin personal të qytetarit. Ç’ka do të thotë se kryeministri nuk ka hezituar të kontrollojë mirë edhe profilin e komentuesit. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post