15:03 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qytetari: Mendo si do t’i japësh fund kësaj katrahure, Rama: Nuk dua të bëj garë kilometrash, por…

20:20 | 07/09/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qytetari: Mendo si do t’i japësh fund kësaj katrahure, Rama: Nuk dua të bëj garë kilometrash, por…

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Përgjigjja ime” i është përgjigjur një komentuesi që i kërkon llogari për të gjitha rrugët e lënë përgjysmë.

Rama shprehet se në mandatin e parë u lanë borxhet dhe se këto rrugë pas 3 vitesh do të jenë të përfunduara.

“Borxhet tani më janë një kujtim i hidhur i asaj keqqeverisje. Rritja ekonomike na ka krijuar mundësi të reja për investime të rëndësishme në infrastrukturë.

Shumë shpejt lirohet më në fund edhe ai laku i tmerrshëm i by-passeve të Fierit e të Vlorës me një kontratë të re serioze. Edhe një gjysmëviti përfundon ajo saga e Tiranë-Elbasanit, pasi u vulos javën e shkuar financimi i fundit shtesë pas atij të parafundit e atij më parë nga qeveria. Do hapen deri në nëntor edhe kantieret e reja, ama me projekte për së mbari dhe me financim të sigurt çka u pa në rrugët e këtij vendi në vitet tejet të vështira që lamë pas. Pas 3 vitesh do të duket vërtetë si një ëndërr e keqe. Gjithsesi koha është gjykatësi më i mirë. Këtu do jemi e do shikojmë”, shprehet Rama.

Komentuesi: Ritmet e përfundimit të rrugëve të zëna e të lëna rrugëve pa rrugë janë të ngadalta. Rruga Kardhiq-Sarandë, by-passi i Fierit, By-passi i Vlorës, aksi Vlorë-Qeparo, Dibër-Tiranë, Hotolisht, Qafë Plloç, segmente të rrugës së Kombit, Rruga e Elbasanit e ndonëj segment tjetër duket sikur vetëm përpijnë lek me kosto marramendëse dhe askush nuk mban përgjegjësi. Jemi futur në mesin e mandatit të dytë i nderuar. Mendo si do ti japësh fund kësaj katrahure. Më e ndershme është të fillojnë e përfundojnë dy akse të sakta se sa të bëhet gjithë kjo katrahurë.

Rama: Përshëndetje Petrit. Kjo rrugë është një temë ku ka vërtetë shumë për të diskutuar dhe jo pak keqkuptime të mëdha. Akset që ti përmend në komentin tënd janë të gjitha pjesë e grumbullit të rrugëve të lëna rrugëve dhe kjo rrugë të lëna rrugëve nuk është një batutë jo, është realitet dramatik i pasqyruar në gjurmët e rrugëve dhe në gropën e borxheve që na mbetën në kurriz gjatë gjithë mandatit të parë. Rrugët e lëna rrugëve u bënë njësoj si pa i pasur paratë ti të nisësh rindërtimin e çatisë së shtëpisë, të heqësh dritaret e vjetra, të hapësh dhe një gropë përpara derës për të shtuar një dhomë dhe pastaj të mbetesh në mes të katër rrugëve se nuk të jep më askush një kokërr leku borxh.

U propagandua çdo ditë me tam-tame ajo përralla e ndërtimit të mijëra kilometrave rrugë. U propagandua edhe gënjeshtra e madhe se gjatë qeverisjes sonë nuk qenka ndërtuar asnjë kilometër rrugë. Por e vërteta, ajo që shihet në pasqyrën e shifrave e fakteve është se asokohe u tenderuan të gjitha këto akse por nuk u përfundua asnjë rrugë e vetme por të tëra u nisën për propagandë dhe mbetën rrugëve se nuk kishte lekë. Gropa e borxhit kërcënonte të na mbyste të gjithëve.

Nuk dua të bëj garë kilometrash unë me qeverinë e mëparshme por dua të them dy gjëra të thjeshta dhe të vërteta në këtë drejtim, lehtësisht të verifikueshme për këdo që ka ngenë të merret me faktet jo me dokrrat politike. Pjesën më të madhe të kilometrave të ndërtuara deri në 2013-ën ne e gjetëm si pjesë të borxhit dhe e paguam ne gjatë mandatit të parë, përjashto Rrugën e Kombit edhe ajo e papërfunduar sidoqoftë. Tjetra, pjesën më të madhe të kilometrave në rrugët e lëna rrugëve dhe të propaganduara si të bëra i ndërtuam dhe vazhdojmë t’i ndërtojmë ne peripeci të jashtëzakonshme për shkak se janë vepra të projektuara jo me sy në ballë por me të ndenjura kur thotë populli.

Janë vepra që si pasojë e projekteve mizerabël e supervisionit të super korruptuar dhe menaxhimit mos e pyet me mendjen në xhepin e sipërmarrësve sollën në çdo hap të papritura me pasoja të mëdha çka ka zgjatur e stërzgjatur afatet e përfundimit dhe ka rritur në mënyrë marramendëse kostot e tyre. Fiks ajo rrugë e shkurtër që të nxjerr gjatë kur i thonë. Tipike ajo rruga Tiranë-Elbasan. Shkurt i kanë shkuar shumë shtrenjtë këtij vendi ato daullet e asaj këngës rrugë, rrugë, rrugë. Sidoqoftë jemi drejt heqjes qafe përfundimisht të këtij laku  sfilitës rrugës, të nisura e të pabitisura. Borxhet tani më janë një kujtim i hidhur i asaj keqqeverisje. Rritja ekonomike na ka krijuar mundësi të reja për investime të rëndësishme në infrastrukturë.

Shumë shpejt lirohet më në fund edhe ai laku i tmerrshëm i by-passeve të Fierit e të Vlorës me një kontratë të re serioze. Edhe një gjysmëviti përfundon ajo saga e Tiranë-Elbasanit, pasi u vulos javën e shkuar financimi i fundit shtesë pas atij të parafundit e atij më parë nga qeveria. Do hapen deri në nëntor edhe kantieret e reja, ama me projekte për së mbari dhe me financim të sigurt çka u pa në rrugët e këtij vendi në vitet tejet të vështira që lamë pas. Pas 3 vitesh do të duket vërtetë si një ëndërr e keqe. Gjithsesi koha është gjykatësi më i mirë. Këtu do jemi e do shikojmë.

(J.D/Faxweb.al)

 

 

Pas

Recetë për rënien në peshë brenda 30 ditëve me vetëm këto dy përbërës

Para

Publikohen formacionet zyrtare në ndeshjen Shqipëri-Izrael, ja kush e merr shiritin e kapitenit

Para
Publikohen formacionet zyrtare në ndeshjen Shqipëri-Izrael, ja kush e merr shiritin e kapitenit

Publikohen formacionet zyrtare në ndeshjen Shqipëri-Izrael, ja kush e merr shiritin e kapitenit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Khamenei përzgjedh 3 pasardhës në rast atentati, djali i tij mbetet jashtë listës

Telefonata mes Macron dhe homologut iranian, reagon presidenti francez

Arrest në Sarandë, hajduti serial grabiste makinat e pushuesve

Posedonte kokainë, arrestohet 31-vjeçarja në kryeqytet

Drejtoria e Policisë Vlorë/ Iu gjet armë poshtë sediljes, arrestohet 20-vjeçari. Në Delvinë humb jetën një 73-vjeçar për shkaqe natyrore

Presidenti i SHBA-së Donald Trump propozohet nga Pakistani për Nobelin e Paqes

Dronët iranianë godasin Izraelin në një depërtim të rrallë të mbrojtjes ajrore

Dështon sërish konstituimi për të 35-tën herë i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh

Emri/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular. Në kërkim autori tjetër

Shkeljet ligjore me votën e Diasporës, PD i kërkon KQZ-së të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve që administruan procesin zgjedhor (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.